LIVE UPDATES
Sport

Humbja ndaj Turqisë, Edy Reja i mërzitur: Mëkat! Bëmë ndeshjen perfekte, asnjë lojtar s’më zhgënjeu

12 Tetor 2019, 06:41 Nga DOSJA
Humbja ndaj Turqisë, Edy Reja i mërzitur: Mëkat! Bëmë

TURQI– Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Edy Reja ka folur pas ndjeshjes me Turqinë, ku Shqipëria humbi në minutat e fundit.

Ashtu si futbollistët, edhe trajneri i Shqipërisë Edi Reja e kishte të vështitë që të pranonte humbjen por megjithatë nuk kishte asnjë vërejtje për futbollistët.

Pjesë nga intervista:

Sa e vështirë është të pranosh një humbje si kjo?

Nuk jam i zhgënjyer për lojën që bëmë, pasi luajtëm në mënyrë perfekte, por patëm disa mundësi shënimi dhe nuk i shfrytëzuam, duke lënë ndeshjen të hapur. Është një mëkat që humbëm në minutën e 90’, pasi jam i bindur që nuk e merituam këtë rezultat. Humbëm një rast shumë të mirë, pasi me 3 pikë do të mund të tentonim Europianin. Të gjithë djemtë, ashtu si edhe populli shqiptar janë të mërzitur, por duhet të shohim përpara.

Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë ju mërziti ndaj Turqisë?

Nuk mund të them asgjë negative për këtë ndeshje, pasi kishim grintën e duhur, ndonëse gabuam disa pasime si shumë, por duhet të kemi parasysh që Turqia bëri presing shumë të fortë. Duhet të jemi më të vëmendshëm dhe më determinantë para portës, pasi edhe sot u pa që kemi mangësi.

Çfarë u thatë lojtarëve dhe veçanërisht Manajt, pas ndeshjes?

Isha i mërzitur në fund të ndeshjes, më shumë me fatin sesa me lojtarë të caktuar,. Asnjëri prej lojtarëve nuk më zhgënjeu dhe nuk luajti nën pritshmëritë e mia. Megjithatë kjo ndeshje konfirmoi rritjen e skuadrës tonë dhe nëse vazhdojmë të luajmë kështu, mund t’ia komplikojmë punën çdo lloj ekipi.

Shqipëria është mposhtur nga Turqia në përballjen e djeshme që u zhvillua në Stamboll. Ka qenë lëvizja e gabuar e Strakoshës, ajo që ka bërë që Tosun t’i afrohet portës dhe të shënojë golin e vetëm të ndeshjes, në minutin e dytë shtesë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edy reja kombetarja shqiptare e futbollit ndeshja shqiperi-turqi edy reja kombetarja shqiptare e futbollit ndeshja shqiperi-turqi

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj