LIVE UPDATES
Politike

Humbja e PD, Kaso: Po dokumentojmë parregullsitë e procesit, fletët e pavlefshme plagë e vjetër

29 Prill 2021, 11:46 Nga DOSJA
Humbja e PD, Kaso: Po dokumentojmë parregullsitë e procesit,

Sekretari për çështjet ligjore në PD, përfaqësues politik i koalicionit të djathtë në KQZ, Ivi Kaso i ftuar në studion e ABC këtë të enjte ka bërë një panoramë të plotë në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kaso në fjalën e tij ka analizuar me detaje fazat në të cilën kalon rezultati përfundimtar, duke theksuar se po bëhet përgatitja e dokumentacionit në lidhje me shkeljet që janë ndeshur dhe parë gjatë procesit të numërimit dhe certifikimit të zgjedhjeve. Sipas tij pas dokumentimit të plotë të të gjithë parregullsive gjatë procesit zgjedhor atëherë janë organet përkatëse që kanë në dorë përgjigjen.

“Ka përfunduar procesi i numërimit për fazën e parë të subjekteve të politike dhe vijon në disa qarqe faza e dytë për kandidatët për deputet. KQZ do të certifikojë këtë rezultat, dhe më pas do i nënshtrohet dhe fazës ankimore të subjekteve politike në lidhje me procesin e numërimit ose për certifikimin e zgjedhjeve. Pas kësaj faze bëhet dhe shpërndarja e mandateve për deputetët. Ka shumë problematike që janë evidentuar dhe për sa kohë ne kemi shprehur rezerva jo vetëm për fazën përgatitore që ne kemi evidentuar, kemi bërë mbi 820 kallzime penale për rrethe dhe 40 në SPAK. Inaugurimet zgjedhore dhe tenderat çdo që që parashikon ligji janë shkelur dhe çdo gjë është evidentuar nga ne dhe referuar organeve përkatëse, së dyti është dokumentuar procesi i ditës së zgjedhjeve dhe së treti është dhe numërimi. Ka shkelje të rënda në zona që ju keni pasur fakte ku procesi i numërimit është pezulluar siç është në Durrës ku mandati mes PS dhe LSI ndahet për rreth 100 vota dhe parregullsitë aty janë të shumta por për shkak të sensibilitetit për shkak se ishte një diferencë e vogël ishte dhe përplasja. Çdo gjë në lidhje me këtë është në fazë dokumentimi. Ne siç pati një proces të shpejtë numërimi, ne shpresojmë për një proces të shpejtë verifikimi të shkeljeve në bazë të provave që kemi ne deri më tani dhe faktet e tjera që i ka vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do të bëjmë dhe ankimimin e plotë dhe afati ligjor për të bërë ankimimin është i shkurtër ndaj duhet të bëjmë të mundur mbledhjen dhe dërgimin në organet përkatëse. Një vendosje e fakteve para autoritete mund të bëjë të mundur dhe ndryshimin e rezultatit paraprak në disa zona”, ka thënë Kaso.

Ndër të tjera ai ka komentuar dhe rastet që janë bërë publike deri më tani ku disa komisionerë janë parë me stilolaps në dorë ku dyshohet se mund ta kenë përdorur për ta nxjerrë të pavlefshme një fletë votimi ose për të shtuar votat preferenciale. Kaso ka theksuar se votat e pavlefshme janë një plagë që na ndjek ndër vite, por ky proces zgjedhor i kishe masive.

“Në Pukë ku është një zonë e caktuar ku numri i votave të pavlefshme është më shumë se të gjithë votat e vlefshme se të gjithë qendrat e votimit, Unë nuk mendoj se mund të ndodhte një gjë e tillë. JU paraqitët dy tipologji për të nxjerrë një fletë e pavlefshme ose për të shtuar një votë preferenciale një votë për kandidatët por kjo është e verifikueshme se pse në fillim janë evidentuar nga pamjet e numërimit të fletëve për subjekteve dhe nëse në fazën e dytë nxjerr një rezultat ndryshe por është lehtësisht e evidentueshme. Nxjerrja e fletëve të pavlefshme është një plagë e vjetër, ku këto zgjedhje është bërë në mënyrë masive se kemi parë një numër masiv të fletëve të pavlefshme. Ekipi ligjor në partinë demokratike që ndjek dhe monitoron dhe ndjek fazën e numërimit po ankimon dhe çdo shkelje që mund të ketë ndodhur. Akoma nuk kemi arritur te fakti se sa vota të vlefshme janë përzier apo konsideruar të tilla”, ka thënë ndër të tjera Kaso.

Marrë nga abcnews.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ivi kaso zgjedhjet 25 prill 2021 ivi kaso zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni