Politike

Humbja e doktor Drini Dobi, Rama: Është e madhe keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shkruan se është e madhe “keqardhja për çdo jetë të humbur, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe doktor Drini, krijon ndjesinë e një boshllëku të veçantë.
Featured image of article: Humbja e doktor Drini Dobi, Rama: Është e madhe keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur neurolog të QSUT, Drini Dobi.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në Facebook, shkruan se është e madhe “keqardhja për çdo jetë të humbur, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe doktor Drini, krijon ndjesinë e një boshllëku të veçantë.

Në fillim të postimit të tij Rama shkruan se nuk e kishte njohur personalisht mjekun por kishte dëgjuar fjalët më të mira për të.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

MIRËMËNGJES
Doktor Drini Dobin nuk e kam njohur personalisht nga afër, por kam dëgjuar për të fjalët më të mira nga të gjithë dhe pamjen e tij të butë e kujtoj mirë. Së fundmi kam ndjekur përmes ministres, Ogertës, ecurinë e përballjes së tij me Armikun e Padukshëm, e më pas vështirësinë e madhe të krijuar nga ndërlikimet që u shfaqën në gjendjen shëndetësore të mjekut të nderuar.Eshtë e madhe keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm ndaj shëndetit të njeriut, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe Doktor Drini, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë. Me këtë ndjesi e me lutjen që të prehet në paqe, i përcjell ngushëllimet e mia vëllazërore familjes, miqve e kolegëve të tijRrofshin dhe e kujtofshin gjithmonë.

Postimi i Edi Rames

Ndërkohë Rama nuk ka reaguar në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, e as për protestën e bujshme që u mbajt ditën e djeshme përballë kryeministrisë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment