Aktualitet

Humbin konrollin e mjetit dhe përplasen me pemë! 4 të rinj shqiptarë aksidentohen në Itali, humb jetën 20-vjeçari (EMRI)

Mjeti me të cilin ata ishin duke qarkulluar ka humbur drejtimin duke u përplasur me një pemë. Si pasojë tre prej djemve janë plagosur rëndë, ndërsa një ka ndërruar jetë. 
Featured image of article: Humbin konrollin e mjetit dhe përplasen me pemë! 4 të rinj shqiptarë aksidentohen në Itali, humb jetën 20-vjeçari (EMRI) Pamje nga aksidenti

BRESCIA– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë, ku të përfshirë kanë qënë 4 të rinj shqiptarë të moshës 19-20 vjeç. Mjeti me të cilin ata ishin duke qarkulluar ka humbur drejtimin duke u përplasur me një pemë. Si pasojë tre prej djemve janë plagosur rëndë, ndërsa një ka ndërruar jetë. 

Klajdi Hallulli nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra, duke humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Chiari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bazuar në të dhënat e publikuara nga mediat italiane, një prej të rinjve ndodhet në gjendje serioze për jetën ndërsa 2 të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment