Rajoni

Humbin jetën 2 persona, shkon në 56 numri i viktimave në Kosovë nga COVID-19

Sipas njoftimit të ISHKP-së bëhet me dije se viktimat ishin të moshës 71 dhe 83 vjeç me sëmundje të tjera  shoqruese, ku njëri prej tyre banonte në Prishtinë dhe tjetri në Mitrovicë.
Featured image of article: Humbin jetën 2 persona, shkon në 56 numri i viktimave në Kosovë nga COVID-19 Koronavirusi ne Rusi

KOSOVË- Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë humbur jetën 2 persona dhe numri në total i viktimave ka shkuar në 56 qytetarë.

Sipas njoftimit të ISHKP-së, bëhet me dije se viktimat ishin të moshës 71 dhe 83 vjeç me sëmundje të tjera  shoqëruese, ku njëri prej tyre banonte në Prishtinë dhe tjetri në Mitrovicë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë deri më tani në Kosovë janë prekur me sëmundjen vdekjeprurëse 2,991 persona. Ndërsa 59 të infektuar  janë duke u trajtuar në repartet e terapisë intensive, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, me frymëmarrje të asistuar nga respiratorët.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment