Bota

Humbi vëllanë nga Covid-19, shqiptari ‘shpërthen’ ndaj Boris Johnson: Ndihem i fyer, edhe Shqipëria mori më shumë masa , ku ishte ai, po flinte! 

Ndër të tjera ai është shprehur se ndjehet i fyer dhe njëlloj si ai ndihen edhe 50,000 familje të tjera pasi ai nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar shtetin e tij në situatën e pandemisë së koronavirusit.
Featured image of article: Humbi vëllanë nga Covid-19, shqiptari ‘shpërthen’ ndaj Boris Johnson: Ndihem i fyer, edhe Shqipëria mori më shumë masa , ku ishte ai, po flinte!  Edlin dhe Boris Johnson

BRITANI-Një shqiptar i cili jeton prej vitesh në Britani, ka humbur vëllain e tij para disa  javësh pasi u prek nga koronavirusi dhe së fundmi ka qenë i ftuar në radion britanike ‘LBC’ .  Ai ka folur për humbjen e të vëllait por nuk ka lënë pa përmendur edhe kreun e shtetit britanik Boris Johnson, ku sipas tij vendimet që ai po merr për menaxhimin e situatës së koronavirusit janë qesharake.

Ndër të tjera ai është shprehur se ndjehet i fyer dhe njëlloj si ai ndihen edhe 50,000 familje të tjera pasi ai nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar shtetin e tij në situatën e pandemisë së koronavirusit.

“Ndihem sikur Boris Johnson më spërkati sot në fytyrë, deklarata se ai tani po merr kontrollin është qesharake. Ne kemi kaq shumë njerëz që janë vullnetarë. Kemi kaq shumë njerëz që bëjnë çmos për të ndihmuar, dhe çfarë po bënte ai deri tani? Ishte duke fjetur? Vëllai im ka vdekur prej gjashtë javësh tashmë. Trupi im po dridhet dhe ndjehem i fyer. 50,000 familje janë fyer nga Boris Johnson.”- ka thënë ai. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtetasi shqiptar Edlin, ka krahasur Britaninë me Shqipërinë ku edhe pse është një nga shtetet më të fuqishme të botës nuk ka ditur ta kontrolloj pandeminë e ndërkohë vendi i origjinës ka pasur shumë pak humbje dhe kjo sipas tij ka ndodhur vetëm nga mirëmenaxhimi i situatës.

  “Në Shqipëri, një vend i botës së tretë, rreth 30 njerëz kanë vdekur nga tre milion njerëz në vend. Ata e bllokuan atë menjëherë dhe kryeministri atje shpëtoi shumë jetë, ” pohoi ai.

(A.K.dosja.al)

Një Koment në “Humbi vëllanë nga Covid-19, shqiptari ‘shpërthen’ ndaj Boris Johnson: Ndihem i fyer, edhe Shqipëria mori më shumë masa , ku ishte ai, po flinte! 

  1. Ik mor kar kush ta ka fajin që nuk u distancove loqe?! Kërkoja lekët Obsh, Kinës dhe Sorrosit!

Shto Koment