Aktualitet

Humbi vajzën dhe nënën nën rrënojat e tërmetit, familjarët i japin xhupin e 5-vjeçares, i ati shpërthen në lot: O Zot!

Sapo është kthyer, të afërmit i kanë dhënë xhupin e të voglës së tij, e cila ndërroi jetë pranë gjyshes së saj, Selvies për ta mbajtur si kujtim dhe pikërisht në këtë moment ai nuk i ka përmbajtur lotët.
Featured image of article: Humbi vajzën dhe nënën nën rrënojat e tërmetit, familjarët i japin xhupin e 5-vjeçares, i ati shpërthen në lot: O Zot! Babai qan për vajzën

DURRËS- Babai i vogëlushës 5 vjeçare, Ariela Lala, e cila humbi jetën nën rrënojat e shtëpisë së saj në Durrës ka marrë si kujtim sendin e të bijës. Ai ndodhej jashtë vendit për të punuar ditën që vendi u godit nga tërmeti 7 ballë.

Sapo është kthyer, të afërmit i kanë dhënë xhupin e të voglës së tij, e cila ndërroi jetë pranë gjyshes së saj, Selvies për ta mbajtur si kujtim dhe pikërisht në këtë moment ai nuk i ka përmbajtur lotët. Në videon e FaxNews ai dëgjohet duke qarë, teksa është i mpirë nga dhimbja dhe përsërit fjalët “O Zot!” teksa përqafohet nga një i afërm.

45 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment