Showbiz

Humbi nënën! Flori Mumajesi RRËQETH me fjalët në festival: Mos u ktheftë më ky vit, 2021…

VIDEO
I pranishëm në festivalin “Kënga Magjike”, një natë më parë, pasi mbaroi performancën e tij, Mumajesi bëri një replikë me një prej anëtarëve të jurisë, Arben Skënderin, i cili tha se duhet të kishte më shumë këngë ritmike e jo balada.
Featured image of article: Humbi nënën! Flori Mumajesi RRËQETH me fjalët në festival: Mos u ktheftë më ky vit, 2021… Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni

TIRANË– Këngëtari Flori Mumajesi e ka shënuar vitin 2021, si një vit që nuk duhet të kthehet më, pasi vetëm tre muaj më parë përcolli nënën e tij për në banesën e fundit.

I pranishëm në festivalin “Kënga Magjike”, një natë më parë, pasi mbaroi performancën e tij, Mumajesi bëri një replikë me një prej anëtarëve të jurisë, Arben Skënderin, i cili tha se duhet të kishte më shumë këngë ritmike e jo balada.

Vetë Flori Mumajesi uroi që ky vit të mos kthehet më kurrë, teksa shtoi se këngët bëhen sepse ndjehen e jo sepse duhen.

“Ne jemi mirënjohës shumë që marrim pjesë në këto kohë të vështirë, në një festival  i cili pamundur për të qenë ai festivali që ne e dimë sesi ndodh kur jemi në Pallat të Kongreseve, pa marrë parasysh që ne këtu jemi në shtëpinë tonë. Po ashtu edhe për konkurrimin, për jurinë, këtu do të ndalesha pak tek Beni i cili tha duhet të bëjmë këngë të vitit 2021, të jemi pak më enegjikë, etj etj. Beni, mos u ktheftë ky vit, 2021… Edhe këngët nuk bëhen se duhet, këngët bëhen si ndjehen, Zoti ju bekoftë,”- tha Mumajesi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këtë vit, Mumajesi erdhi në bashkëpunim me Klajdi Harunin me këngën “E para”. Në muajin shkurt të këtij viti, Mumajesi humbi nënën e tij për shkak të problemeve me zemrën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment