Showbiz

Humbi mikun e ngushtë nga koronavirusi, Adelina Tahiri e përjeton keq: Dje kam qarë shumë, nuk kisha qejf që…

Në një intervistë për “Prive”, Adelina u shpreh se i kishte pasur gjërat më në kontroll por pasi miku i familjes ndërroi jetë, ajo e përjetoi shumë keq.
Featured image of article: Humbi mikun e ngushtë nga koronavirusi, Adelina Tahiri e përjeton keq: Dje kam qarë shumë, nuk kisha qejf që… Adelina Tahiri dhe bashkëshorti

MAQEDONI E VERIUT- Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur lidhur me gjendjen e koronavirusit, pas humbjen së një prej miqëve të saj. (LEXO KËTU)

Në një intervistë për “Prive”, Adelina u shpreh se i kishte pasur gjërat më në kontroll por pasi miku i familjes ndërroi jetë, ajo e përjetoi shumë keq.

“Besoj që kalon shumë shpejt, edhe pse unë personalisht nuk kisha qejf që të frikësohesha aq shumë. Por ne humbëm një mik shumë të afërt tonin, që para dy muajsh e takuam në Selanik. Unë e përjetova shumë keq, dje sidomos kam qarë por duhet të kemi kujdes. Nuk e dimë sa të fortë dhe çfarë imuniteti kemi,”-tha këngëtarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Adelina Tahiri dhe avokati i pushtetshëm maqedonas zyrtarizuan lidhjen disa vite më parë, një lidhje për të cilën këngëtarja u kritikua pafund, për shkak të moshës së madhe të bashkëshortit. Bashkëshorti i saj është Serjozha Markov, një nga avokatët më të famshëm dhe më të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut.

 (k.m/dosja.al)

Shto Koment