Aktualitet

Humbi kontrollin dhe ra në liqenin e Kukësit, nxirret trupi i pajetë i shoferit të kamionit

VIDEO
Pas më shumë se dy orë kërkimesh, polumbarët e RENEA-s, kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë të 37-vjeçarit. Ky i fundit humbi kontrollin e kamionit, duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në liqenin e Kukësit.
Featured image of article: Humbi kontrollin dhe ra në liqenin e Kukësit, nxirret trupi i pajetë i shoferit të kamionit

KUKËS- Polumbarët e RENEA-s, kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të shoferit të kamionit, i cili ra në liqenin e Kukësit. Ferit Lleshi është nxjerrë nga uji pas një operacioni prej më shumë se dy orësh.

Lleshi humbi kontrollin e kamionit, duke dalë nga ura e Kolshit dhe duke përfunduar në liqenin e Kukësit.

Polumbarët hasën në vështirësi për nxjerrjen e tij nga uji, pasi trupi i 37-vjeçarit kishte ngecur në një pozicion të vështirë në kabinën e shoferit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment