Rajoni

Humbi jetën në moshën 82 vjeçare/ Albin Kurti reagon për vdekjen ish-deputetit: Adem Mikullovcin e kishim shok e gjysh, koleg e prind

Në një status në Facebokk Kurti, ai e ka karahasuar Ademin, Charlie Chaplini duke qenë se ai mori pjesë edhe në botën e artit.
Featured image of article: Humbi jetën në moshën 82 vjeçare/ Albin Kurti reagon për vdekjen ish-deputetit: Adem Mikullovcin e kishim shok e gjysh, koleg e prind Albin Kurti

KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka raguar pas vdekjes së ish- deputetit Adem Mikullovci, i cili ndërroi jetë ditën e sotme.

Në një status në Facebook Kurti e ka karahasuar Ademin, aktorin e famshëm Charlie Chaplini duke qenë se ai ishte pjesë e botës artistike.

Kurti ndër të tjera shprehet se Adem Mikullovcin për partinë e tij ishte, shok gjysh dhe  koleg e prind, duke shtuar se entuziazmi i tij për ata ishte inspirues.

Postimi i Albin Kurtit

Lamtumirë Çaplini ynë!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Moti është ballafaquar me vdekjen, ka kohë që ka bashkëjetuar me vdekjen. Njeri mendërisht më aktiv nuk kam takuar. Ai nuk mund të mos mendonte vazhdimisht. Aq i gjallë ishte saqë vetëm papritmas mund të vdiste. Sot, në ditën ndërkombëtare të demokracisë, u nda prej nesh Adem Mikullovci, deputeti i të dy republikave të Kosovës: i asaj të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, pra përfaqësues i republikës-për-rezistencë dhei asaj të 17 shkurtit 2008, në legjislaturën e gjashtë të pasluftës në Kosovë.

Para së gjithash, Adem Mikullovci ishte artist i angazhuar. Regjisor, skenarist, aktor, të gjitha dhe gjithçka në skenë e në film. Shumë herë i arrestuar e i maltretuar nga policia serbe gjatë viteve ’90. Për mua është i paharrueshëm me filmin “Një pallto për babain tim në burg” dhe vështirësitë për xhirimin e atij filmi nën okupim. Mbase për secilin film, dramë a komedi të Adem Mikullovcit mund të bëhet edhe një film, dramë a komedi tjetër mbi peripecitë e realizimit. Vitin e kaluar m’i dha veprat e tij tejet të vlefshme “Oda e Junikut”, “Qëndresa” si dhe burleskat fantastike nga vitet 2005 dhe 2006.

Adem Mikullovcin në Lëvizje e kishim shok e gjysh, koleg e prind. Entuziazmi i tij për neve ishte inspirues. Kujtimi ynë për të është i pashlyeshëm.

Jetoi sipas vetes, për të tjerët. Prehu i qetë Baca Adem. Nderime përjetë Çaplini ynë.

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment