Aktualitet

Humbi jetën në krahët e nënës nën rrënoja, mësuesja e Esielës së vogël përlot rrjetin: Ah kjo zemër! Ti u bëre ëngjëll

Mësuesja e saj, i ka dedikuar të ndjerës një shkrim prekës në rrjetet e saj sociale. Në postimin e saj mësuesja Eda Katroshi ka përshkruar mungesën e nxënëses së saj.
Featured image of article: Humbi jetën në krahët e nënës nën rrënoja, mësuesja e Esielës së vogël përlot rrjetin: Ah kjo zemër! Ti u bëre ëngjëll Esiela Karanxha

DURRËS– Ditën e sotme, në qarkun e Durrësit ka  rinisur mësimi pas tërmetit të 26 nënëtorit.

Por ka pasur një nxënëse që mungonte, dhe ajo ishte Esiela Karanxha, 8-vjeçarja që humbi jetën në krahët e të ëmës.

Mësuesja e saj, i ka dedikuar të ndjerës një shkrim prekës në rrjetet e saj sociale. Në postimin e saj mësuesja Eda Katroshi ka përshkruar mungesën e nxënëses së saj.

“Ah kjo zemër dhe këta sy nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjergulluar nga lotët drejt bankës tëndë, e dashura Esielë. Çfarë t’u thoja syve të lotuar të Jusrës që nuk e përmbante dot ngashërimin. Nuk duroi që t’I u bëre ëngjëll me krahë për të na parë nga lart. Shokët dhe shokët e patën të vështirë mos të të përmendnion. Do të të kujtojmë gjithmonë!,”-shkruan mësuesja e Esielës. 

Postimi i mësueses

Esiela Karanxha humbi jetën në krahët e nënës së saj Diena Meçej nën rrënojat e banesës së tyre në mëngjesin e 26 nëntorit. 8-vjeçari nuk ia doli që të dilte e gjallë nga rrënojat, njësoj si gjyshja e saj Roza. Ndërsa nëna e saj, Diena doli me shenja jete por ndërroi jetë në spital. 

Disa vite më parë, Esiela kishte humbur dhe babnë e saj, piktorin Dorian Karanxha, si pasojë e një sëmundje të rëndë. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment