Aktualitet

Humbi jetën me Covid-19, miqtë e kolegët e Geron Husit mbjellin pemë ulliri. Babai thirrje shtetit: Ta shpallin dëshmor

Në 'ceremoni', ka marrë pjesë edhe babai i mjekut të ndjerë, i cili kërkoi nga qeveria që djali i tij dhe të gjithë kolegët e tij që kanë pasur të njëjtin fat të trishtë të shpallen dëshmorë të atdheut.
Featured image of article: Humbi jetën me Covid-19, miqtë e kolegët e Geron Husit mbjellin pemë ulliri. Babai thirrje shtetit: Ta shpallin dëshmor Babai i Geron Husit

TIRANË– Kolegët, shokët, miqtë e mjekut të ndjerë endokrinolog Geron Husi, i cili humbi jetën për shkak të infektimit nga koronavirusit, i kanë bërë një dedikim. Në hyrje të Spitalit të Sëmundjeve te Brendshme në QSUT është vendosur një pemë ulliri, me një mbishkrimin të gdhendur në një pllakë druri, ku shkruhet “Dr Geri, gjithmonë midis nesh”.

Në ‘ceremoni’, ka marrë pjesë edhe babai i mjekut të ndjerë, i cili kërkoi nga qeveria që djali i tij dhe të gjithë kolegët e tij që kanë pasur të njëjtin fat të trishtë të shpallen dëshmorë të atdheut.

Meqë i është vënë emri luftë të gjithë ata mjekë duhet të vlerësohen si dëshmorë të këtij kombi se ju u ndeshët me një armik të padukshëm nuk e di sa shteti do dijë ti vlerësojë ata që ikën por dhe ju,”- tha babai i mjekut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mjeku i njohur, eron Husi humbi betejën me koronavirusin në datën 13 mars 2021, ndërsa ndodhej i shtruar në Turqi, ku ishte dërguar për kurim me shpenzimet e familjes. I pari, lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha Tritan Kalo. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment