Aktualitet

Humbi gjyshërit dhe xhaxhain nga tërmeti, 6-vjeçarja prek me fjalët: Ata janë në qiell, i mban Zoti. Rama: Do vijnë në ëndërr (VD)

  • “Djali im luan me forca të errëta”, Rama bisedë interesante me vajzën e vogël
  • Me pafajsinë e moshës, 6-vjeçarja tha se ishte tronditur kur mori vesh çfarë kishte ndodhur dhe se i donte gjyshërit pranë saj. 

    SHKOZË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen Greku, e cila është strehur në banesën e saj të re. Gjatë vizitës në banesën e tyre, Rama është përqëndruar shumicën e kohës tek vajza e vogël e familjes, e cila i tregoi çfarë kishte ndjerë kur kishte marrë vesh lajmin.

    Me pafajsinë e moshës, 6-vjeçarja tha se ishte tronditur kur mori vesh çfarë kishte ndodhur dhe se i donte gjyshërit pranë saj.

    PJESË NGA BISEDA:

    Vajza: Unë u trondita shumë kur mora vesh për tërmetin. Për nënën dhe gjyshin që nuk i kam më.

    I ati: Si të ka thënë babi ty?

    Vajza: Janë lart në qiell. I mban Zoti. Po unë i dua këtu

    Rama: Do vijnë në ëndërr

    Vajza: I kam parë 100 herë po unë i dua këtu.

    Gjatë vizitës së Ramës, i cili shoqërohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj, e mitura i ka treguar dhuratën që ajo donte për Vitin e Ri, ndërsa numri një i maxhorancës i foli për familjen e tij. 

    Në tërmetin e 26 nëntorit, familja Greku mbeti nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Humbën jetën Pëllumb, Çelike dhe Sajmir Greku. Të vetmit që shpëtuan ishte djali i madh i familjes, i cili ndodhej në Francë dhe gruaja e Saimir, që kishte shkuar bashkë me vajzën për vizitë tek prindërit.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment