Politike

Humbi gjyqin për shpifje, Vokshi: Veliaj gënjeu, dëmshpërblimin s’e ka marrë dhe çështja është në Apel

Në një status në rrjetet sociale, Vokshi ka publikuar dokumentin e ankimimit të vendimit.
Featured image of article: Humbi gjyqin për shpifje, Vokshi: Veliaj gënjeu, dëmshpërblimin s’e ka marrë dhe çështja është në Apel Albana Vokshi dhe Erion Veliaj

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e ka çuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Tiranës, pasi e kjo e fundit e dënoi me 100 000 lekë gjobë për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Në një status në rrjetet sociale, Vokshi ka publikuar dokumentin e ankimimit të vendimit dhe krahas tij shkruan se Veliaj ka gënjyer që e ka marrë dëmshpërblimin dhe që ka blerë kompjutera me ato para, pasi kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se çështja po ndiqet në Apel.

Erjon Veliaj gënjen për dëmshpërblimin nga gjyqi. Cështja është në apel (foto bashkangjitur), ndaj edhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga unë.

Mund të ketë përdorur para nga taksat tona apo para korrupsioni për të bërë shfaqjen e rradhës propagandistike duke u tallur me nxënës e mësues, për të shpërndarë më pas në media, titrat e gatshme të shkruara në zyrën e tij në bashki.

Meqënëse nga unë e kolegët e mi opozitarë Veliaj nuk ka marrë asnjë qindarkë, ai sot të bëjë transparence e të tregoje nga cilat fonde i ka blerë apo kush ja ka financuar kompjuterat që shpërndan nëpër shkolla? E nëse ka fonde mjaftueshëm, do t’i sugjeroja t’ja dhurojë ato familjes së Ardit Gjoklajt,”- shkruan Vokshi në statusin e saj.

Një muaj më parë, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi u dënuarnga Gjykata e Tiranës, pasi humbi gjyqin për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas verdiktit të gjykatës, ish-deputetja e PD-së, i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Ky vendim u mor pas akuzave që Albana Vokshi ka bërë në adresë të Erion Veliaj nga selia e PD-së, lidhur me të dhënat personale që sipas PD-së, prindërve iu merren nga bashkia përmes kopshteve dhe çerdheve.

Pak kohë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se lekët e dëmshpërblimit për çdo gjyq të fituar me deputetët e PD do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment