Aktualitet

Humbi dy vëllezërit nga Covid, rrëfehet pedagogu: U bllokua informacioni, u hoqën edhe koordinatorët. Ne bëmë gati avionin për Turqi

Osmani thotë se njëri vëlla ishte me leuçemi akute, por me shenja të lehta të Covid. Ndërsa edhe vëllai tjetër kishte simptoma më të lehta. Ai thotë se gjendja e tyre u përkeqësua menjëherë dhe për dy ditë humbën jetën.
Featured image of article: Humbi dy vëllezërit nga Covid, rrëfehet pedagogu: U bllokua informacioni, u hoqën edhe koordinatorët. Ne bëmë gati avionin për Turqi Afrim Osmani

TIRANË– Pedagogu Afrim Osmani ka humbur dy vëllezërit e tij pasi ishin prekur nga Covid19. Ai ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Abc e mëngjesit” për të folur për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në familjen e tyre.

Osmani thotë se njëri vëlla ishte me leuçemi akute, por me shenja të lehta të Covid. Ndërsa edhe vëllai tjetër kishte simptoma më të lehta. Ai thotë se gjendja e tyre u përkeqësua menjëherë dhe për dy ditë humbën jetën.

Teksa dy vëllezërit i humbi brenda 24 orëve, Osmanin mendon se brenda spitalit ka pasur mungesë të theksuar të menaxhimit.

“Njëri vëlla ishte edhe me leucemi. Por ai pati simptoma të lehta dhe në njëfarë mënyre ishte shpresa se mund t’ja kalojë lehtë. Vëllai tjetër pati një kollë të fortë dhe në asnjë sekond nuk mendohej se kjo do ti merrte jetën. Ka një gjë që shumë veta nuk e dinë fazën e kalimit të sëmundjes dhe përballen çdo ditë me gjëra të reja. Këtu qëndron edhe thelbi. Do te duhet të kesh të gjithë informacionin e duhur dhe t’i paraprish aq sa ke në dorë. Individ kur fillon dhe rëndohet ka shumë pak në dorë. Sëmundja peripiciton shumë shpejt. Këtu shikon një pikëpyetje të madhe. Në perëndim shikon se janë raste të dy natyrave. Ose janë shumë mosha të mëdha, ose me një organizëm që ka komplikacione. Në Shqipëri ndodh shpesh kjo rënia e menjëhershme”, u shpreh ai.

Më tej, ai ka thënë se informacioni nga spitali u bllokua dhe ai nuk di se me çfarë u mjekuan dy vëllezërit e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bllokimi i informacioni ti mund ta orientosh pasojën si ta duash ti. Çfarë do ti thuash nesër familjarëve? Kjo është minimalja që iu bë protokolli i duhur. Të gjithë e dimë që nuk ka një protokoll të qartë. Arsyeja që jam këtu është pjesa e menaxhimit. Se për dy ditë ai humb jetën. Te tv juaj po shikoja doktorin në Britani i cili tha që ndodh në Shqipëri ikën menjëherë. Ai tha që një ibuprofen mund të japë arrest veshkash. Dhe Astriti dikur është mjekuar edhe në veshka. Mund të ketë ndodhur, por nuk e di çfarë ka ndodhur. Kush më siguron mua që Asritit i është bërë mjekimi i duhur. Unë kam denoncuar me forcë se në Shqipëri ndodh një fenomen që menaxhohet në modelin ‘tërhiqe mos e këput’.  A kishte Astriti një doktor veshkash? Unë nuk di asgjë. U bllokua informacioni, u hoqën edhe koordinatorët. Sapo morëm vesh që po rëndohet, morëm dhe bëmë gati avionin për të ikur në Turqi. Po ai perceptoi. E zëmë se mund të ketë ndodhur për shkaqe që nuk kanë lidhje me mjekët. Por pse nuk thuhet? Jashtë japin informacion, nuk e bllokojmë. Ne kur jemi të mërzitur dhe nuk hamë. Aty rënia psikologjike është e jashtëzakonshme. Kur ti po shikon që po ikën drejt fundit dhe asnjë nuk të thotë çfarë po ndodh. Nuk është tek mjekët, është tek filozofia e drejtimit. Do të duhet të zbritet në terren dhe  të drejtohet në formën e gjithëpërfshirjes. Problemi te Covid është pasoja”, u shpreh pedagogu.

Më tej, ai ka treguar se ka folur me njërin vëlla, Astritin, 2-3 ditë para rëndimit të gjendjes dhe më vonë pas shumë përpjekjesh ka komunikuar vetëm me një infermiere.

“Kam pasur me Astritin deri në 2-3 ditë para ndodhjes. Astriti ishte një natyrë shumë i orientuar nga informacioni. Kishte një rënie totale. Ishte njeriu më energjik. Dhe ajo më mërziti në mënyrë të jashtëzakonshme. Një infermiere pas shumë njohje më thotë ‘është shumë mirë, ka marrë veten’. Fjali që pa thënë asnjë informacion që duhet të jepet”, shtoi ai.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment