Sport

Humbi derbin e Anamoravës, trajneri Gentian Mezani jep dorëheqjen nga Gjilani

Drejtuesit e klubit gjilanas e kanë pranuan kërkesën e vlonjatit Gentian Mezani, më pare ish-trajner i Flamurtarit, Laçit dhe Luftëtarit, për të mbyllur bashkëpunimin midis tyre
Featured image of article: Humbi derbin e Anamoravës, trajneri Gentian Mezani jep dorëheqjen nga Gjilani
Përditësuar:

KOSOVE – Trajneri vlonjat Gentian Mezani, që pas javës së 14-të të Ipko Superligës së Kosovës, nuk është më trajner i Gjilanit. Ai, sot ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, pas humbjes së djeshme 2-3 në derbin e Anamoravës, siç konsiderohet ndeshja midis dy skuadrave të qytetit të Gjilanit.

Skuadra e “Skifterave” u mposht në fundit e takimit nga kampionët në fuqi të Dritës. Drejtuesit e klubit gjilanas e kanë pranuan kërkesën e vlonjatit Gentian Mezani, më pare ish-trajner i Flamurtarit, Laçit dhe Luftëtarit, për të mbyllur bashkëpunimin midis tyre.

Trajneri Gentian Mezani e ka drejtuar skuadrën e Gjilanit, nga marsi i vitit 2019 deri më sot, duke e shpallur nënkampione të Kosovës, si dhe kualifikuar për here të parë në Kupat e Europës.

“Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentjan Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit. Pas insistimit të trajnerit, kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentjan Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

SC Gjilani e falenderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit. Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv Sallah Sherifi. SC Gjilani,”- thuhet në komunikatën që klubi i Gjilanit ka botuar në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment