Politike

Humbi ‘betejën’ me Xhaçkën në Korçë, Salianji: Nuk jam i lumtur, as i gëzuar!

VIDEO
Salianji shprehu mirënjohej për mbështetjen e marrë nga qytetarët në këtë qark kur tha se PD ka marrë në këto zgjedhje një rikuperim të 7000 votave.
Featured image of article: Humbi ‘betejën’ me Xhaçkën në Korçë, Salianji: Nuk jam i lumtur, as i gëzuar! Ervin Salianji

TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Ervin Salianji ka folur për herë të parë pas përfundimit të procesit të numërimit në votave. Në një deklaratë për mediat ai nuk e fshehu faktin që nuk ishte i lumtur për këtë rezultat.

Salianji shprehu mirënjohej për mbështetjen e marrë nga qytetarët në këtë qark kur tha se PD ka marrë në këto zgjedhje një rikuperim të 7000 votave.


‘Nuk jam pas përfundimit të procesit të numërimit, as i gëzuar e sa i lumtur por jam mirënjohes për votat e mbëshetjen masive të të rinjve në qark të cilët në një klimë represioni, presioni nga shpërdoruesit e pushtetit që paguhet me taksat e qytetarëve në Korçë duke përdorur edhe elementë të policisë së shtetit, të shit blerjes së votave, e cdo forme tjetër të intimidimit me mbështetjen kemi rikuperuar më shumë se 7000 vota në qytetin e Korçës. Kemi arritur një rezultat të jashtzakonshëm, do të donim më shumë, kemi bërë përpjekje për të arritur rezultatin më të mirë, jemi brenda pritshmërive dhe përtej pritshmërive që kishim vendosur.’– tha Salianji.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria zgjodhi PS/ Si e sheh politika rezultatin e zgjedhjeve, kandidatët demokratë të hapur me rivalët, ‘heshtje’ në PD e Presidencë, nga LSI nis pranimi i humbjes (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Shto Koment