Aktualitet

Humbi betejën me COVID-19, vdes babai i Berat Buzhalës, gazetari: Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë

Vdes babai i Berat Buzhalës, Bashor Buzhala. Ky i fundit humbi jetën pasi u infektuar me COVID-19.
Featured image of article: Humbi betejën me COVID-19, vdes babai i Berat Buzhalës, gazetari: Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë Bashor Buzhala

KOSOVË-Humb betejën me COVID-19 babai i Berat Buzhalës. Lajmin e ka dhënë vetë gazetari në rrjetet sociale, ku shprehet se është shumë krenar për babain e tij, Bashor Buzhala. Ky i fundit humbi jetën në moshën 72-vjeçare.

Reagimi: 

Miq dhe mikesha. Sot ne ora 13.00 vdiq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID’in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen.  Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Varrimi eshte neser ne Çabiq. Per shkak te situates se pandemise ai do te zhvillohet vetem ne pranine e familjareve te aferm. Ju te gjitheve ju falenderoj per interesimin qe e keni tregu gjate gjithe kesaj kohe. Ne te tjeret jemi te gjithe shendosh dhe mire.

T’ati ka lind me 19 mars te vitit 1948 prej prindereve Gege dhe Mane. Ai ishte vet i katerti vella dhe nje moter. Jeta e tij nuk ka qene aspak i lehte. Post mortem i jam mirenjohes per krejt angazhimin qe e ka bere per ne si familje. Ju dua dhe ju falenderoj paraprakisht per ngushllimet e shprehura.

Më 24 qershor Berat Buzhala  njoftoi opininon  se ishte prekur nga COVID-19. Ai tregoi se analizat i dolën pozitive dhe bashkë me të ishte infektuar dhe babai i tij. Buzhala më herët ka treguar se ka kaluar ditë të vështira, me temperaturë, kolle dhe humbje të shijimit.

Shto Koment