Sport

Humbën ndjenjat në fushë, Federata e Futbollit tregon gjendjen e futbollisteve: Kanë kryer analizat dhe…

Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, KF Partizani, që kanë qëndruar sëbashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave
Featured image of article: Humbën ndjenjat në fushë, Federata e Futbollit tregon gjendjen e futbollisteve: Kanë kryer analizat dhe…

SHQIPËRI-Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuar ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21 të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjëndje të fikti. Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, KF Partizani, që kanë qëndruar sëbashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave. Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmëve të tyre. Në garën e ekslusiveve dhe klikimeve duhet të tregojmë sëpaku humanizëm dhe profesionalizëm.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment