AktualitetRajoni

Humbën jetën tragjikisht në tërmetin e 26 nëntorit/ Nëna e dy vëllezërve kosovarë: Edi Rama nuk na dha 16 mijë eurot që na premtoi. Për ndërtimin e shtëpive na kanë ndihmuar njerëzit

Pas vdekjes së tyre, njerëzit e vullnetarë u mobilizuan dhe e ndihmuan familjen e tyre për ndërtimin e tri shtëpive të reja. Mirëpo mesa duket edhe pse ka kaluar një vit premtimet që janë dhënë nga qeveria shqiptare për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti nuk janë mbajtur. 
Featured image of article: Humbën jetën tragjikisht në tërmetin e 26 nëntorit/ Nëna e dy vëllezërve kosovarë: Edi Rama nuk na dha 16 mijë eurot që na premtoi. Për ndërtimin e shtëpive na kanë ndihmuar njerëzit Shemsedin e Isa Abazi

SHQIPËRI- Një vit më parë si pasojë e tërmetit që tronditi Shqipërinë, humbën jetën  51 persona.

Në mesin e viktimave të tërmetit të Durrësit u konfirmuan edhe dy kosovarë, Shemsedin e Isa Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, të cilët humbën jetën pasi mbetën nën rrënojat e  e hotelit “Tropikal” në Durrës. Pas vdekjes së tyre, njerëzit e vullnetarë e ndihmuan familjen e tyre për ndërtimin e tri shtëpive të reja. Mirëpo mesa duket edhe pse ka kaluar një vit premtimet që janë dhënë nga qeveria shqiptare për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti nuk janë mbajtur.

Së fundmi nëna e dy të ndjerve ka thënë se kryeministri shqiptar Rama nuk ua ka dhënë akoma 16 mijë eurot e premtuara, sakaq ka falenderuar të gjithë ata që e kanë ndimuar.  Në një rrëfim për Gazetën Express, është shprehur ajo dhe familja e saj janë ndihmuar shumë nga qeveria e Kosovës, por jo nga ajo e Shqipërisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shteti jonë na ka ndihmu, por Edi Rama i premtoi ato 16 mijë euro për gratë (bashkëshoretet e djmeve), por asgjë s’ju ka dhënë, e jo fëmijët me i shkollu deri në master qysh ka thanë. 16 mijë euro janë folë me jau dhënë grave, asnjë cent nuk jau ka dhënë. Për ndërtimin e shtëpive na kanë ndihmuar njerëzit, Zoti i shpërbleftë. Populli na ka ndihmu”, tha ajo. Gjithsesi, 12 muaj pas ngjarjes së trishtë, Luljeta Abazi ditët i përshkruan katastrofike e netët pa gjumë.

Djemtë nga Gjilani kishin marrë rrugën për Shqipëri me qëllimin që të gjenin punë e ta ndihmonin financiarisht familjen, por disa orë më vonë tërmeti lëkundi fort hotelin ku po qëndronin, nga i cili më pas u nxorën pa shenja jete. Tërmeti me magnitudë 6.4, epiqendra e të cilit ishte 16 kilometra në jugperëndim të Mamurrasit, la të vdekur 51 persona, mbi 3 mijë tё plagosur, shumë objekte të dëmtuara që kapin vlerën e dëmeve 985 milionë euro. Sipas informacioneve zyrtare në mesin e 51 personave që humbën jetën, ishin edhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment