Sport

“Humbasim Euro 2020 me Italinë”,profecia e pabesueshme e tifozit anglez në vitin 2013

"Anglia sapo humbi finalen e Euro 2020 kundër Italisë me penallti. Në shikim të parë duket si një postim shumë normal në finale, por e veçanta është data kur u shkrua: 22 shkurt 2013
Featured image of article: “Humbasim Euro 2020 me Italinë”,profecia e pabesueshme e tifozit anglez në vitin 2013 Italia
Përditësuar:

ANGLI-Pas finales së Euro 2020, rrjetet sociale shpërthyen në gëzimin e tifozëve të Italisë. Sidoqoftë, midis shumë komenteve dhe postimeve, një ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve. Postimi i përdoruesit lawseyitfc thotë:

“Anglia sapo humbi finalen e Euro 2020 kundër Italisë me penallti. Në shikim të parë duket si një postim shumë normal në finale, por e veçanta është data kur u shkrua: 22 shkurt 2013. Cameron, ky është emri i përdoruesit, parashikoi finalen evropiane tetë vjet më parë.

Profecia e pabesueshme e tifozit anglez

 

Postimi i tifozit anglez u bë virale, me shumë njerëz që mbetën të habitur nga profecia e pabesueshme. Cameron parashikoi duke shpjeguar se Tre Luanët do të arrinin aktin e fundit, por do të përkuleshin tek 11 metërshat para të kaltërve.

Shumë kanë menduar nëse tifozi ka hedhur bast për rezultatin përfundimtar: “Po, unë e bëra, por unë vura vetëm 6 paund, duke fituar 61.”

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment