Aktualitet

Humbi kontrollin e mjetit, 21-vjeçari përplas disa makina, transportohet në spital së bashku me pasagjeren

Ndërkohë që vetë 21-vjeçari me iniciale L.B së bashku me pasagjeren A.A 19 vjeç janë transportuar në spital për shkak të dëmtimeve që kanë marrë.
Featured image of article: Humbi kontrollin e mjetit, 21-vjeçari përplas disa makina, transportohet në spital së bashku me pasagjeren Policia e shtetit

TIRANË- Një aksidenet ka ndodhit mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një 21-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të parkuara në afërsi. Policia shkruan se aksidenti ndodhi rreth orës 20:35 në zonën e “Rrugës së Kavajës”.

Ndërkohë që vetë 21-vjeçari me iniciale L.B së bashku me pasagjeren A.A 19 vjeç janë transportuar në spital për shkak të dëmtimeve që kanë marrë. Policia së bashku me grupin hetimor aktualisht ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment