Aktualitet

Humb jetën tek Senatoriumi një 80-vjeçare e infektuar me COVID-19, ministria fsheh rastin

Humb jetën tek Senatoriumi një 80-vjeçare e infektuar me COVID-19. Mjekët nuk e dinin që moshuara ishte e infektuar.
Featured image of article: Humb jetën tek Senatoriumi një 80-vjeçare e infektuar me COVID-19, ministria fsheh rastin Spitali Shefet Ndroqi.

Tiranë- Humb jetën një 80-vjeçare e infektuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e moshuara ka ndërruar jetë të enjten në mëngjes. Mjekët nuk ishin në djeni që 80-vjeçarja ishte e infektuar dhe e kuruan atë për ditë me radhë. Teksa ishte e shtruar në Sanatorium të moshuarës i është marrë tamponi, ndërsa përgjigja ka dalë pozitive pas vdekjes. Ndërkohë rasti është mbajtur i fshehtë nga Ministria e Shëndetësisë. Po kështu tashmë spitali “Shefet Ndroqi” nuk është më një spital COVID.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Virusi po përhapet me sërish me shpjetësi. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 23 persona.  Harta është zgjeruar me 16 raste  në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë dhe 1 rast në Librazhd. Mes të infektuar 2 janë personel mjekësor. Numri i të shëruarve ka shkuar në 857.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment