Aktualitet

Aksident në punë, humb jetën 43-vjeçari në fabrikën e peshkut në Shkodër (EMRI)

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në ambientet e firmës Mare Adriatik në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës.  Po ashtu bëhet e ditur se 43-vjeçari është aksidentuar në punë, nga një portë elektronike e Frabrikës.
Featured image of article: Aksident në punë, humb jetën 43-vjeçari në fabrikën e peshkut në Shkodër (EMRI)

SHKODËR- Ilirjan Doci, 43 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se ai sihte punonjës në një fabrikë peshku.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në ambientet e firmës Mare Adriatik në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës.  Po ashtu bëhet e ditur se 43-vjeçari është aksidentuar në punë, nga një portë elektronike e Frabrikës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra. Policia e Shkodrës bën me dije se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale por po vijon hetimet për zbardhjen e plotë rrethanave.

(a.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment