Aktualitet

Humb jetën një punëtor 45-vjeçar duke nxjerrë mermer në Skrapar, arrestohet inxhinieri i firmës

Policia bën me dije se në pranga ka rënë inxhinieri, një 59-vjeçar me inicialet J.K.
Featured image of article: Humb jetën një punëtor 45-vjeçar duke nxjerrë mermer në Skrapar, arrestohet inxhinieri i firmës Foto Ilustruese

SKRAPAR-  Një 45-vjeçar ka humbur jetën dje në Skrapar gjatë punës, pasi u zu nga një masiv gurësh teksa nxirte mermer nga shkëmbi.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë inxhinieri, një 59-vjeçar me inicialet J.K.

Njoftimi i policisë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi proçedimi penal për shtetasin J.K, 59 vjeç, banues në Tiranë, (inxhinier minierash), pasi në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, në karrierën e nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, gjatë punës ka rreshkitur një masivë guri, për pasojë ka humbur jetën shtetasi S.P., 45 vjeç, banues në Çorovodë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë‘.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment