Bota

Humb jetën një diplomate zvicerane në Iran/ U gjet i vdekur nga kopshtari pasi kishte rënë nga shtëpia ku jetonte

Ministria e jashtme zvicerane (FDFA) tha se një punonjës në ambasadën e saj në Iran kishte vdekur nga një aksident, pa identifikuar viktimën.
Featured image of article: Humb jetën një diplomate zvicerane në Iran/ U gjet i vdekur nga kopshtari pasi kishte rënë nga shtëpia ku jetonte Foto Ilustruese

IRAN– Një diplomate e vjetër në ambasadën zvicerane në Teheran është gjetur e vdekur pasi ra nga një ndërtesë shumëkatëshe ku ajo jetonte në veri të qytetit, sipas një zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës nga agjencitë iraniane të lajmeve.

Ministria e jashtme zvicerane (FDFA) tha se një punonjës në ambasadën e saj në Iran kishte vdekur nga një aksident, pa identifikuar viktimën.

“FDFA dhe kryetari i saj, këshilltari federal Ignazio Cassis, janë të tronditur nga vdekja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella familjes,”– tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Guardian, zëdhënësi i shërbimeve urgjente iraniane, Mojtaba Khaledi, tha se trupi i diplomatit u gjet nga një kopshtar pasi një punonjës që mbërriti në banesën e saj të martën herët vuri re se ajo ishte zhdukur, njoftoi agjencia e lajmeve Fars.

Zvicra ka përfaqësuar interesat diplomatike të SHBA në Iran që kur Uashingtoni dhe Teherani ndërprenë lidhjet menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment