Rajoni

Vdes nga COVID-19 zyrtari në Kosovë, virusi i merr jetën në moshën 34-vjeçare

Mësohet se i riu humbi jetën, pasi u infektua me COVID-19. Lajmi është bërë publik nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, i cili shprehet se është trishtuar shumë.
Featured image of article: Vdes nga COVID-19 zyrtari në Kosovë, virusi i merr jetën në moshën 34-vjeçare Afrim Tafa

KOSOVË- Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare, Afrim Tafa, një zyrtar i komunës së Shtimes në Kosovës. Mësohet se i riu humbi jetën, pasi u infektua me COVID-19. Lajmi është bërë publik nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, i cili shprehet se është trishtuar shumë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID-19 sot ndërroi jetë. Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit”, shprehet ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në Kosovë, bilanci i COVID-19 rëndohet çdo ditë e më shumë. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën 15 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 218 raste të reja. Në total që nga fillimi i pandemisë rezultojnë 9.492 persona të infektuar

J.V/Dosja.al

Shto Koment