Rajoni

Humb jetën 53 vjeçari nga Peja, shkon në 22 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Klinika infektive në Kosovë ka njoftuar se viktima ishte shtruar në spital një ditë më parë dhe se nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Featured image of article: Humb jetën 53 vjeçari nga Peja, shkon në 22 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë Spitali i Pejës
Përditësuar:

KOSOVË- Një 53-vjeçar nga komuna e Pejës ka humbur jetën nga Covid-19, duke e çuar në 22 numrin total të viktimave në Kosovë.

Klinika infektive në Kosovë ka njoftuar se viktima ishte shtruar në spital një ditë më parë dhe se nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Në Kosovë, deri më tani gjithsej janë infektuar 763 persona me koronavirus, ndërkohë 165 janë shëruar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbi 3 milionë të infektuar, 209,001 viktima dhe 893,196 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Amerika është vendi i parë në botë për numrim më të lartë të viktimave. Në SHBA deri më tani kanë humbur jetën 56,009 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 993,852 të tjerë.COVID-19 nuk është larguar as nga Europa. Në Itali kanë numri i viktimave ka shkuar në 26,977 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23,521 qytetarë. Edhe Franca është në luftë me virusin. 22.856 viktima janë shënuar deri më tani në Francë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment