Aktualitet

Huliganët serbë sulmojnë konsullatën e Kosovës në Danimarkë, dëmtohet stema

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe si pasojë është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës.
Featured image of article: Huliganët serbë sulmojnë konsullatën e Kosovës në Danimarkë, dëmtohet stema Foto ilustruese

DANIMARKË– Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagen është sulmuar nga disa huliganë serbë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe si pasojë është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës.

“Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës.”, shkruan Pacolli.

Postimi i plotë:


(k.m/dosja.al)

Shto Koment