Bota

Huawei 5G duhet të hiqet nga Britania e Madhe deri në vitin 2027/ Reagon Kina: Është një ndalim i pabazë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hua Chunying shtoi se Pekini do të "marrë masa për të mbrojtur" "interesat legjitime" të kompanive kineze.
Featured image of article: Huawei 5G duhet të hiqet nga Britania e Madhe deri në vitin 2027/ Reagon Kina: Është një ndalim i pabazë Foto Ilustruese

KINË- Qeveria kineze ka thënë se është ” kundër” ndalimit “të pabazë” të Mbretërisë së Bashkuar për të  hequr aktivitetin e firmës kineze 5G nga rrjetet e tyre deri në vitin 2027.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hua Chunying shtoi se Pekini do të “marrë masa për të mbrojtur” “interesat legjitime” të kompanive kineze.

Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar tha se vendimi ishte “jo vetëm zhgënjyes, por është dekurajues”

“Mënyra si e trajtoni Huawei do të ndiqet shumë nga bizneset e tjera kineze,” shtoi Liu Xiaoming. Por Ministria e Jashtme, përdori gjuhë edhe më të fortë.

“Pala e Mbretërisë së Bashkuar ka përdorur rreziqe të pabaza si një justifikim për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara … duke shkelur angazhimet përkatëse të bëra nga Mbretëria e Bashkuar”, tha zonja Hua.

Për këtë ka reaguar edhe presidenti i SHBA-së  duke thënë se ky është një veprim i duhur.

Ne kemi bindur shumë vende dhe këtë e bëra vetë për pjesën më të madhe – të mos e përdorim Huaëei sepse ne mendojmë se është një rrezik i sigurisë,” tha udhëheqësi amerikan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Trump bëri komentet ndërsa u përpoq të shtonte presionin ndaj Pekinit duke njoftuar një urdhër ekzekutiv që i jepte fund trajtimit preferencial për Hong Kongun si përgjigje ndaj një ligji të ri të sigurisë të sjellë nga Kina.

Kujtojmë se ditën e djeshme Britania e Madhe bëri të ditur se do të ndalojë blerjen e pajisjeve të reja Huaëei 5G pas 31 dhjetorit, ndërsa njoftohet se ata gjithashtu duhet të heqin të gjithë aktivitetin e firmës kineze 5G nga rrjetet e tyre deri në vitin 2027. Ky lajm është bërë me dije nga sekretari Oliver Doëden i cili ka bërë këtë deklarat para Dhomës së Komunave.

Ai ndjek sanksionet e vendosura nga Uashingtoni, i cili pretendon se firma paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare, akuzë të  cilën Huaëei mohon. Ndër  të tjera ai ka thënë se kostoja kumulative e kësaj, dhe kufizimet e mëparshme të shpallura kundër Huaëei në fillim të vitit, do të shkonin deri në 2bn.

“Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por është i duhuri për rrjetet e telekomit në Britaninë e Madhe, për sigurinë tonë kombëtare dhe ekonominë tonë, si tani edhe për një plan afatgjatë.”- tha ai.

Burimi; BBC

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment