Sport

Duro: “Rëndësi ka fitorja, barazimi do të ishte skandaloz për ne”

Trajneri i Lacit është shprehur i këpnaqur për rezultatin e arritur ndaj Apollonisë edhe pse me një gol të vetëm
Featured image of article: Duro: “Rëndësi ka fitorja, barazimi do të ishte skandaloz për ne”
Përditësuar:

FIER – Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro u shfaq mjaft i kënaqur me pikët e marra ndaj Apolonisë dhe theksoi se në këtë fazë të sezonit nuk kanë më rëndësi lojërat e bukura, por vetëm arritja e rezultateve, teksa theksoi sërish se Nwabueze i ka penalizuar jo pak kurbinasit këtë sezon.

Një fitore e vuajtur, por mjaft e rëndësishme…
Këto janë ndeshje shumë të vështira, pasi Apolonia ka lojtarë të mirë përpara dhe nuk ka përgjegjësinë që kemi ne. Në qoftë se do të bënim gabim sot, nuk do të kishte vlerë ndeshja e ardhshme, pasi jemi në fund të kampionatit dhe nuk ka më kohë për të korrigjuar. Mund ta zgjidhnim pak më shpejt pjesën e parë për ta bërë më të lehtë, por ishin 2-3 momente ku mund të na godisnin. Në këto momente ndikon rritmi i kampionatit, tensionet, temperaturat e larta, ndaj ka më shumë rëndësi marrja e tre pikëve.

Pse vuani kaq shumë për të shkuar te goli?
Ndeshjet i kemi zgjidhur me golat e mesfushorëve, pasi Harmon dhe Xhixha kanë 2 muaj që s’kanë shënuar. Harmon e ndihmon shumë skuadrën, por nuk është sulmues tipik goli, ndërsa Xhixha nuk është në nivelin e tij me situatën që ka kaluar. Deliu, Lushkja dhe Zylfiu kanë bërë ndeshje shumë të mirë.

Ndoshta nuk duhej të kishit pritur aq shumë në pjesën e parë…
Ne nuk pritëm, Apolonia ishte në pritje për të shfrytëzuar daljet me topat e gjatë. Ne e kishim nën kontroll lojën nga fillimi deri në fund, ishim të kujdesshëm mbrapa. Barazimi do të ishte skandaloz në këto momente, rëndësi ka fitorja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pse vuani kaq shumë ndaj skuadrave të poshtme të renditjes?
Ne me skuadrat e forta kemi qenë superiorë, por frikë kam skuadrat si Apolonia, pasi kur nuk ke sulmues goli, situata vështirësohet. Me skuadrat e forta ndryshon fizionomia e lojës. Me pikët e lënë me Apoloninë dhe Kastriotin do të ishin në vend të parë dhe të shkëputur. Në qoftë se do të ishte Nwabueze i vjetshëm, jam i bindur që do të ishim shumë pikë para, pasi ai i zgjidhte shumë mirë ndeshjet, me skuadrat e poshtme të renditjes.

Keni lidhje të fortë me Partizanin, por a do të bëni tifo për Skënderbeun sonte?
Partizani ka pasur sy e vesh nga ndeshja e Apolonisë, ndaj i kisha venë objektiv vetes fitoren dhe tani jam i qetë. Unë kam luajtur 5 ndeshje me Partizanin këtë vit dhe kam dhënë maksimumin.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment