Rajoni

Hoxha shkon në spital me simptoma të forta të Covid-19: Nuk ma bënë testin, shpresa tek Zoti që të shërohem

Ndër të tjera, Hoxha thekson se i është thënsë se nul ka tested he tashmë po shpreson tek Zoti që të shërohet sa më shpejt.
Featured image of article: Hoxha shkon në spital me simptoma të forta të Covid-19: Nuk ma bënë testin, shpresa tek Zoti që të shërohem Hoxha Drilo Gashi

KOSOVË– Drilon Gashi, një hoxhë nga Peja është drejtuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke pasur simptoma të forta të Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gashi shkruan se pavarësisht këmbënguljes së tij për të marrë vesh nëse ishte i infektuar apo jo me koronavirus, testi nuk i është bërë.

Ndër të tjera, Hoxha thekson se i është thënsë se nul ka tested he tashmë po shpreson tek Zoti që të shërohet sa më shpejt.

“E vizitova sot në mëngjes në orën 2 e 30 min. Emergjencën e QKUK-së. Të gjitha simptomat e rënda të gripit i kisha, por testin për Covid në repartin e Pulmologjisë -edhe përkundër insistimit tim- nuk më udhëzuan ta bëj, me pretekstin që “nuk kemi teste”! Megjithëkëtë, pas marrjes se terapisë po ndjehem pak më mirë. Tani jam i izoluar në shtëpi si çdo herë dhe shpresoj të Zoti që të shërohem sa më shpejtë,”- shkruan Gashi në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Kosovës kanë vdekur edhe 12 persona të tjerë, duke e çuar në 327 numrin e përgjithshëm të të vdekurëve në vend. Sot janë shënuar edhe 188 raste të reja me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të sëmurëve në 10.247.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment