DiasporaRajoni

Hoxha nga Peja befason me deklaratën e tij: Pejgamberi Muhamed ka qenë shqiptar 

I ftuar në emisionin "n'Kosovë Show", Gashi ka thënë se Pejgamberi në atë kohë ka thënë vetë që nuk është arab dhe se nuk ka patur pikëpamje si të arabëve.
Featured image of article: Hoxha nga Peja befason me deklaratën e tij: Pejgamberi Muhamed ka qenë shqiptar  Drilon Hoxha

KOSOVË- Hoxha Drilon Gashi ka deklaruar se Pejgamberi Muhamed a.s ka qenë me origjinë shqiptare. I ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”, Gashi ka thënë se Pejgamberi në atë kohë ka thënë vetë që nuk është arab dhe se nuk ka patur pikëpamje si të arabëve. Ai gjithashtu ka thënë se shqiptarët mund ta kenë themeluar Egjiptin, si dhe u ka bërë thirrje të gjiithë historianëve që të merren më këtë çështje.      

“Mendoi qe Pejgamberi a.s. ka qenë shqiptar ai e bënë një lidhje ku thotë se ai nuk ka qenë arab dhe nuk ka qenë me pamje si të arabëve. Ne qoftë se Egjiptin e themeluan shqiptarët atëherë mendoj dhe ka mendime që Pejgamberi këtë po atë vit, ka mendime të tilla ftoj historianët shqiptare të merren me këtë çështje me rëndësi të madhe,” tha ai.

Minuta: 1:08:03

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pejgamber quhet personi i dërguar nga Zoti për të përcjellë një mesazh, fe, ose urdhëresa të Zotit. Pejgamberi i parë në këtë botë ishte Ademi a.s, ndërsa Pejgamberi i fundit ishte Muhamedi a.s.  

(I.A/dosja.al)

Shto Koment