Aktualitet

Hoxha jep DETAJE të forta për atentatin që iu bë Ilir Zelkës në Brazil: S’e kanë vrarë shqiptarët, punonte aty për llogari të një grupi nga Fieri

Hoxha tha se 47-vjeçari punonte për llogari të një grupi kriminal nga Fieri që sipas tij ka 20 vite që merret me trafikim lëndësh narkotike dhe nuk është goditur asnjëherë. Sipas Hoxhës, ai është vrarë nga vendas atje dhe jo nga shqiptarë.
Featured image of article: Hoxha jep DETAJE të forta për atentatin që iu bë Ilir Zelkës në Brazil: S’e kanë vrarë shqiptarët, punonte aty për llogari të një grupi nga Fieri Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka treguar detaje të reja lidhur me ngjarjen që ndodhi në  Sao Paolo të Brazilit, para tre ditës, ku në një lokal në Zyrih, u vra shqiptari Ilir Zelka. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se 47-vjeçari punonte për llogari të një grupi kriminal nga Fieri që sipas tij ka 20 vite që merret me trafikim lëndësh narkotike dhe nuk është goditur asnjëherë. Sipas Hoxhës, ai është vrarë nga vendas atje dhe jo nga shqiptarë.

Hoxha: Ky ka qenë në Brazil disa herë për llogari të një grupi kriminal nga qyteti i Fierit dhe ka punuar në kuadër të këtij grupi. Kryesore ka qenë trafiku i kokainës. Brazili është një linjë si Venezuela dhe Ekuadori, ku gjendet kontraktet e duhura. Në rastin konkret del se ka punuar për llogari të një grupi nga Fieri në Brazil, që unë kam 20 vite që e kam skeduar. Interesat që përfaqësonte viktima janë për llogari të këtij grupi. Në datën 20 ka shkuar atje. Të gjitha vaktet i konsumonte te ai lokal. Shqiptarët atje nuk bëjnë luftë me njeri-tjetrin. Kartelet atje janë në luftë me njeri-tjetrin. Në Sao Paolo ka rrezikshmëri të lartë. Atje për pagesa të vogla të bëjnë namim e jo më për trafik të madh kokaine. Shqiptarët s’të vrasin atje, se ta gjejnë anën këtu. Është e njejtë me rastin e Ekuadorit.

Ndërkohë, Klodiana Lala, tha se Zelka sipas informacioneve ishte në Sao Paolo të Brazilit si një garanci.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lala: Kartelet atje i kanë të pikasur dhe të lokalizuar personat që shkojnë për trafik droge apo që bëjnë lidhje. SPAK më ka dhënë informacione që ky person nuk ka qenë i skeduar, nuk kishte hetim pasuror për të. Dyshohet se përmes kësaj kompanie që kishte në Çeki janë bërë transaksione të mëdha parash. Nuk ka rekord të hapur në prokurori Ilir Zelka. Ky ishte peng atje, një lloj garancie.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment