Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë
Harta Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me ...
Harta Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me ...
Ndertim Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për strehimin social duke bërë një sërë korrigjimesh dhe ndër ...
Porti i Durresit DURRËS- Kokainë në Portin e Durrësit! Lënda narkotike është gjetur e sekuestruar brenda një a...
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillHëna, Dielli, Jupiteri dhe Venusi janë në favorin tuaj këtë të martë 17! N&e...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Ergys Dashi, shqiptari që u vra në Ekuador ishte kontakti i një organizate kriminale nga Tiranë në atë vend. Në një lidhje me Skype në “Abc”, Hoxha tha se Dashi, prej 3 vitesh qëndronte në Ekuador dhe në qytet portin më të madh të vendit, Guayaquil, nga ku niste ngarkesat drejt Europës, kryesisht në Frankfurt. Pa përmendur emër, gazetari shtoi se organizata kriminale që i përkiste Dashi është mjaft e njohur pasi ndërton në Tiranë, por ende nuk është goditur nga drejtësia.
“Nga viti 2014 jemi duke e përmendur më shpesh Ekuadorin. Shqiptarët kanë vendosur kontakte me grupet më të mëdha. Në fillim shkuan për llogari të organizatave mafioze italiane dhe më pas krijuan linjat e tyre për të trafikuar kokainë drejt Europës, Australi, Afrikë dhe sikur kemi parë edhe në Shqipëri, ku policia kapi një ton kokainë. Ngjarja e fundit ishte një nga këto elementë që dëshmon që rivaliteti mes grupeve shqiptarë është shtrirë edhe në Amerikë e Jugut. Duket si vrasja e Elton Çiços në ish-Bllok. Kemi një ekzekutor që ka përdorur një tufë me lule për t’u maskuar. Aty ka pasur edhe familjarë. Autori shkoi drejt dhe e qëlloi në ballë. Ra mbi tavolinë dhe u rrëzua në tokë. Gjatë të shtënave në largim e sipër autori përplasi edhe një nga vajzat në lokal. Ergys Dashi është një personazh i njohur i përfshirë në trafikun e narkotikëve. Ishte nga Durrësi, banonte në Tiranë. Prej 3 vitesh qëndronte në Ekuador dhe në qytet portin më të madh të vendit, Guayaquil, niste ngarkesat drejt Europës. Ka përdorur ngarkesa cargo me avion. Një dërgues nga Guayaquil në drejtim të Gjermanisë drejt Frankfurtit. Ngarkesat kanë qenë jo në sasi të mëdha që jemi mësuar me këto me anije, kanë qenë më të vogla por me të shpeshta dhe priteshin në Frankfurt. Ai rezulton që ka qenë aty si përfaqësues i një organizate të madhe të trafikut që e ka qendrën në Tiranë dhe aktivitetin e zhvillon në Gjermani dhe vendet e ulëta. Organizata që dyshohet se ka punuar viktima është shumë e njohur në Tiranë, që ende nuk është goditur nga drejtësia, por për shkak të aktivitetit të madh të saj. Paratë e përfituara përdoren për të investuar në industrinë e ndërtimit,”- tha Hoxha ndër të tjera.
Ergys Dashi, u ekzekutua mbrëmjen e 22 janarit në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit, qyteti me portin e njohur për eksportimin e sasive të mëdha të kokainës. Ngjarja ndodhi rreth 19:00, kur Dashi ishte ulur të darkonte në një restorant me emrin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’. Njëri prej autorëve, i cili mbante një buqetë me lule në duar u fut në restorant, duke lënë të vrarë shqiptarin dhe plagosur një vajzë e cila ishte kliente.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI - Paulo Dybala u prek shumë, kur i gjithë “Allianz Stadium” i Juventusit i bëri një nderim të sinqertë...
ANGLI - Finalja e Kupës FA ishte një tronditje për Jürgen Klopp dhe për të gjithë tifozët e Liverpoolit kur pan&eum...
ANGLI - Paul Pogba nuk është i vetmi lojtar i Manchester United që do të largohet nga “Djajtë e Kuq” në...
HOLANDE - Shaqueel van Persie, sulmuesi 15-vjeçar dhe djali i Robin van Persie, nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale...
ANGLI - “Nga minuta e parë deri në minutën e fundit nuk e meritonim as të ishim në fushë!” Granit Xhaka, mesfusho...
ITALI - Giorgio Chiellini shpjegoi të hënën se dështimi i Italisë për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2022 e kisht...
Konferenca e kryetarëve TIRANË- Nesër, në orën 10:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve që do të disk...
Momenti i nderimit TIRANË- Universiteti i Tiranës ka nderuar ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo me titullin e lartë “...