Politike

Hoti takohet dhe me Veliajn, merr “Çelësin e qytetit” nga kryebashkiaku

Hoti ka shkuar në zyrën e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt, i cili i ka dhuruar  “Çelësin e qytetit”, si simbol i një dere të hapur për të gjithë.
Featured image of article: Hoti takohet dhe me Veliajn, merr “Çelësin e qytetit” nga kryebashkiaku Avdullah Hoti dhe Erion Veliaj

TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar dhe takimin e fundit në kuadër të vizitës së tij në Tiranë. Hoti ka shkuar në zyrën e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt, i cili i ka dhuruar  “Çelësin e qytetit”, si simbol i një dere të hapur për të gjithë.

Hoti, falenderoi Veliajn për këtë nderim dhe shprehu vlerësimet për punën e tij në mirëmenaxhimin e qytetit. “Jam vërtet i nderuar në 100 vjetorin e Tiranës edhe si dikush që ka punuar në pushtetin lokal ju kam zili për pasionin që keni për punën. Ju uroj çdo të mirë edhe sukses”, tha Hoti. Veliaj dhe Hoti biseduan edhe për krijimin e lehtësirave për studentët në të dyja anët e kufirit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë. Prej orës 10, Hoti ka takuar Ramën, Ruçin, Metën, Bashën dhe Veliajn. Gjatë takimeve intensive Kryeministri i Kosovës është shtyrë për vijimin e dialogut me Serbinë. Kreu i Qeverisë së Kosovës prezantoi tre planet ekonomike, mes tyre ndërtimi i një HEC-i dhe një hekurudhe. Rama në konferencën për mediat u tregua i ashpër me ndërkombëtarët dhe Vuçiçin, kërkoi njohjen e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment