Rajoni

Hoti rikthen masat parandaluese për Covid-19: Situata është në kontroll por…(NJOFTIMI) 

Ai ka bërë të ditur se instutuiconet e Kosovës do të punojnë vetëm me staf esencial ndërkohë ka shtuar se në vend do të bëhen kontrolle rigoroze. 
Featured image of article: Hoti rikthen masat parandaluese për Covid-19: Situata është në kontroll por…(NJOFTIMI)  Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

 

KOSOVË – Kryeminisri i Kosovës Avdullah Hoti ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetett sociale ka njoftuar se për shkak të rritjeve të rasteve të reja në Kosovë do kthehen disa masa kufizuese.

Ai ka bërë të ditur se instutuiconet e Kosovës do të punojnë vetëm me staf esencial ndërkohë ka shtuar se në vend do të bëhen kontrolle rigoroze.

NJOFTIMI

Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me Covid-19 , sot kemi filluar kthimin e disa prej masave! Varësisht nga rezultatet, do të vazhdojmë marrjen e masave të reja në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID19.

Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion 

Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor;

Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!

Situata është nën kontroll, por e brishtë, prandaj jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të mbajmë maska, të mbajmë distancën sociale dhe higjienën personale!

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment