Rajoni

Hoti për aplikimin e vaksinave anti-Covid në Kosovë: Është kontributi më i madh që mund të japim

Në një status në Facebook ai ka shkruar se ky është një lajm shumë i mirë dhe se vaksinat që do të përdorën janë të liçensuara nga ekipi i ekspertëve. 
Featured image of article: Hoti për aplikimin e vaksinave anti-Covid në Kosovë: Është kontributi më i madh që mund të japim Avdullah Hoti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes së Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zamaj me aleancën globale të vaksinave GAVI-COVAX. Në një status në Facebook ai ka shkruar se ky është një lajm shumë i mirë dhe se vaksinat që do të përdorën janë të liçensuara nga ekipi i ekspertëve.

Më tej, Hoti ka kujtuar se Kosovë bën pjesë në vendet që do të marrin 20% të vaksinës falas ndërsa pjesën tjetër do ta blejë. Më poshtë, ai ka kujtuar qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid, pasi është kontributi më i madh që mund të bëjnë për të mos u infektuar me Covid.

“Sot, Ministri Zemaj ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, gjersa aplikimi për asistencë teknike lidhur me këto vaksina është bërë ditë më parë përmes Ekipit të ekspertëve. Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet.Të dashur qytetarë. Të respektojmë me përpikëri rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat kundër COVID-19. Ky është kontributi më i madh që mund të japim për veten, familjen dhe mbarë shoqërinë. Prandaj, mbajeni maskën, respektojeni distancën dhe kujdesuni për higjienën personale,” shkroi ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmin për nënshkrimin e marrëveshjes me GAZI-COVAX e ka bërë të ditur vetë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zamaj në një postim në Facebook, ku deklaroi se Kosova do të marrë 360 mijë vaksina anti-Covid.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment