Rajoni

Hoti pritet në Pallatin e Elizesë nga Presidenti Macron, Kryeministri publikon pamjet (VIDEO)

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur nga Presidenti francez, Emmanuel Macron në Pallatin e Elizesë, ku mendohet se kanë diskutuar mbi dialogun.
Featured image of article: Hoti pritet në Pallatin e Elizesë nga Presidenti Macron, Kryeministri publikon pamjet (VIDEO) Avdullah Hoti,

PARIS– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar të ditës së sotme në Paris, ka publikuar pamjet nga pritja shtetërore që i është bërë atij nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Pritja nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Pallatin e Elizesë”, ka shkruar Hoti krahas postimit të tij në Twitter.

Siç kanë konfirmuar nga zyra e Hotit në Prishtinë, takimi me Macron ishte planifikuar të mbahej në orën 11:30.

 

Ndërkohë temë kyçe e takimit të sotëm, besohet të ketë qenë dialogu Kosovë-Serbi. Ndërkohë ende nuk janë mësuar detaje të tjera rreth takimit të Hotit me Presidentin serb.

A.C/Dosja.al

Shto Koment