
KOSOVË– Kryeministri Avdullah Hoti, ditën e sotme, është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Arbërie Nagavci, në lidhje me temën e të pagjeturve. Në seancën që është mbajtur ditën e sotme, Nagavci ka thënë se kryeministri Hoti ka barazuar në Uashington të pagjeturit me të zhvendosurit.
“Kryeministri Hoti ju më 4 shtator keni barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit. Serbia duhet të ofrojë të gjitha informacionet për varrezat masive. Pa kthimin e personave të pagjetur nuk mund të ketë as dialog”, ka thënë Nagavci.
Më pas kryeministrit Hoti,në fjalën e tij është i është drejtuar shprehur Nagavcit duke i thënë se fjalim i saj është fjalimi më i ligë që ka dëgjuar në Kuvend.
“Ky është ndër fjalimet më të liga që kam dëgjuar prej se jam deputet dhe pjesë e Kuvendit”, ka thënë Hoti.
Por “zënka” nuk ka mbaruar me kaq, pasi Nagavci ia ka kthyer shefit të qeverisë duke I thënë se nënshkrimi i marrëveshjes më 4 shtator nga ana e Hotit është i ligë dhe i turpshëm.
“I ligë dhe i turpshëm është kur keni nënshkruar në Uashington kur keni barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit”, ka thënë Nagavci.
a.k.dosja.al