LIVE UPDATES
Bota

Avdullah Hoti për VOA: Në parim nuk kemi vija të kuqe për askënd

10 Shkurt 2021, 09:51 Nga DOSJA
Avdullah Hoti për VOA: Në parim nuk kemi vija të kuqe për

KOSOVË– Të dielën më 14 shkurt në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zëri Amerikës po zhvillon disa intervista me kandidatët e subjekteve kryesore politike për postin e kryeministrit të vendit.

Zëri i Amerikës: Zoti Hoti, përse do të duhej qytetarët e Kosovës të votojnë që ju të vazhdoni punën e kryeministrit dhe që Lidhja Demokratike të jetë në pushtet?

Avdullah Hoti: Jemi të bindur se në këto zgjedhje ne jemi alternativa e vetme qeverisëse. Ndoshta në zgjedhjet paraprake ka pasur alternativa të ndryshme programore të partive që kanë garuar, por në këto zgjedhje unë jam duke parë që asnjë parti nuk prezanton asgjë para qytetarëve, përveç parullave të ndryshme. Ne kemi program të qartë, kemi dëshmuar gjatë këtyre 6-7 muajve të qeverisjes qasjen tonë të qeverisjes me ligj dhe Kushtetutë, duke promovuar e duke vendosur normalitet në jetën institucionale të vendit dhe duke riparuar dëmet që i janë shkaktuar shtetit dhe bashkëpunimit tonë ndërkombëtar nga qeveritë paraprake. Kemi vendosur vula në drejtim të konsolidimin të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, në veçanti me marrëveshjen e Uashingonit, duke dizajnuar qartë procesin e dialogut mbi parimet e qarta që e fuqizojnë shtetin e Kosovës. I kemi dalë ballë pandemisë, kemi ndihmuar qytetarët masivisht me pakon tonë të rimëkëmbjes ekonomike dhe tash kemi plan të qartë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar për investime madhore në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi dhe në përmbylljen e proceseve të rëndësishme që kemi përpara, përfshirë liberalizimin e vizave dhe procesin e dialogut.

Zëri i Amerikës: T’i marrim me radhë zoti kryeministër. Kur jemi te pandemia kritikët thonë se jeni vonuar shumë në mbështetjen e qytetarëve me pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Si u përgjigjeni ju?

Avdullah Hoti: Jo nuk qëndrojnë, pakoja jonë e rimëkëmbjes ekonomike e dizajnuar në korrik të vitit të kaluar kur e kemi rishikuar buxhetin, është në shumën prej 365 milionë eurove, gati 300 milionë euro u janë shpërndarë gjatë vitit të kaluar bizneseve dhe qytetarëve. Pastaj ligji për rimëkëmbjen ekonomike u ka mundësuar qytetarëve të tërheqin rreth 200 milionë euro nga trusti personal dhe tash kemi pakon e re të rimëkëmbjes ekonomike. Në total ne kemi mobilizuar rreth 700 milionë euro për ekonominë dhe qytetarët dhe është pakoja më e madhe ekonomike në rajon dhe më gjerë. Shihni Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë ose vendet tjera përtej rajonit, pakot e tyre ekonomike nuk e kalojnë tre përqindëshin e Bruto Produktit Vendor, e jona është më e lartë se pesë për qind e Bruto Produktit Vendor, si ndihmë që kemi dhënë dhe kjo ka ndikuar që janari i vitit 2021 për nga qarkullimi i bizneseve të jetë më i mirë se janari i vitit 2020, kur nuk ka pasur fare pandemi.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët vendet fqinje dhe faktin që Kosova është përpara tyre, atëherë si është e mundur që Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka asnjë vaksinë për të luftuar pandeminë?

Avdullah Hoti: Kjo është tjetër gjë. Tani jemi në proces të sigurimit dhe ishim duke biseduar për mbështetjen për ekonominë dhe qytetarët, për pasojat negative që ka shkaktuar pandemia në fushën e shëndetësisë, ne është dashur ta reformojmë komplet sistemin tonë shëndetësor. Kur unë kam marrë qeverinë, pandemia ka pasur 5 muaj prej se kishte filluar por nuk ishte bërë asnjë veprim në funksion të ristrukturimit të sistemit shëndetësor për t’i dalur ballë pandemisë.

Zëri i Amerikës: Ju ishit pjesë e qeverisë edhe përpara se të bëheshit kryeministër?

Avdullah Hoti: Në 50 ditët e para. Ne është dashur të ristrukturojmë komplet sistemin tonë shëndetësor, kemi krijuar shtretër shtesë, kemi krijuar kapacitete shtesë për testim, krejt mjekët që ekzistojnë në Kosovë i kemi futur brenda sistemit publik dhe nuk ka mjek pa punë sot në Kosovë. Kemi filluar me 1 mijë e 500 specializantë, kemi avancuar me kontraktimin e vaksinës dhe ne presim që gjatë muajit shkurt të vijnë sasitë e para, jo sasi të mëdha por të fillojnë të vijnë sasitë e para në shkurt dhe pastaj çdo 2 apo 3 javë sasitë në vazhdimësi, të cilat do të shpërndahen në përputhje me strategjinë e imunizimin që kemi miratuar, ku caktohen prioritetet se kush vaksinohet.

Zëri i Amerikës: Më lejoni të këmbëngul, por ju ishit edhe më herët pjesë e qeverisjes, përse nuk u bënë ato punë në pjesën e parë të vitit 2020?

Avdullah Hoti: Po duhet ta pyesni kryeministrin paraprak dhe ministrin e shëndetësisë paraprak.

Zëri i Amerikës: Ju ishit zëvendëskryeministër, pra njeriu i dytë në qeveri.

Avdullah Hoti: Po, nuk kam qenë kryeministër. Në momentin që kam marrë detyrën si kryeministër, për disa javë i kam marrë të gjitha veprimet e nevojshme për rritjen e kapaciteteve testuese, për futjen e mjekëve në shëndetësi, për krijimin të shtretërve nëpër regjione jo vetëm në QKUK (Qendra Klinike Universale e Kosovës), për krijim të sistemit të inteligjencës për të identifikuar vatrat e infeksionit, për krijim të një sistemi për të monitoruar punën edhe në arsim sepse në shtator ne i kthyem fëmijët në shkolla nuk i lamë vetëm me mësimin online. Masivisht kemi testuar mësimdhënësit, pra krijuam sistemin e nevojshëm për t’u përballur me këtë pandemi dhe vlerësimet e organizatave ndërkombëtare neve na nxjerrin ndër vendet që e kemi menaxhuar më së miri pandeminë. Kemi pasur edhe viktima dhe për këtë dëshiroj të shprehë ngushëllimet e mia për të gjitha ato familje që kanë humbur anëtarët e vet sepse kemi ndarë fatin e botës me një pandemi që ndodh njëherë në 100 vjet dhe kur i ke parasysh resurset e kufizuara financiare edhe shëndetësore që ka Kosova, atëherë besoj që kemi bërë më të mirën që mund të bëhet.

Zëri i Amerikës: Atëherë si shpjegohet që derisa thoni se keni menaxhuar mirë pandeminë dhe që u keni bërë thirrje njerëzve që të mbrohen, keni vendosur masa për të penguar përhapjen, ju shohim nëpër tubime zgjedhore të gjitha partitë pa përjashtim, duke grumbulluar aq shumë njerëz në një vend? A nuk bien ndesh këto me njëra – tjetrën zoti kryeministër, a keni frikë që mund të ketë pasoja kjo pastaj?

Avdullah Hoti: Unë po mundohem realisht që në të gjitha këto tubime të bëj thirrje, të këshilloj ekipin që del në terren që t’u përmbahemi maksimalisht masave. Por ka plot raste kur është e pamundur që të ndalen qytetarët të mos vijnë në ato tubime, atë që po mundohemi të imponojmë është ta mbajnë maskën dhe të kenë mundësi për të mbajtur një distancë minimale në mes të njerëzve.

Zëri i Amerikës: Në fillim kur përmendët punën tuaj, përmendët edhe aspektet e dialogut me Serbinë, përkatësisht bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë dhe marrëveshjen e Uashingtonit. Jeni kritikuar për të dyja, edhe për marrëveshjen e Uashingtonit – pra disa pjesë të saj që kanë të bëjnë me burime natyrore të Kosovës si liqeni i Ujmanit, por edhe me qasjen që kishit në bisedimet në Bruksel. Ju si i shihni vet këto dy procese?

Avdullah Hoti: I shoh si kritika të pabaza të cilat po vërtetohen si të paqëndrueshme edhe po vërtetohen se janë kauza të rrejshme politike, edhe për marrëveshjen e Uashingtonit, edhe për procesin e bisedimeve. T’i marrim një nga një. Për marrëveshjen e Washingtonit unë kam mbajtur disa interpelanca edhe është kritikuar me të madhe nga opozita, nga këta që do të mbesin prapë në opozitë me këtë qasje që kanë. Ndërkohë që marrëveshja e Uashingtonit menjëherë pas tri jave pas katër shtatorit erdhi delegacioni në Prishtinë, e nënshkruam natën e vitit të ri marrëveshjen për incentivat në investime ku bizneseve të Kosovës ju hapen mundësitë për t’u ngritur financiarisht, për të marrë kredi, për të hyrë në bashkë investime me kompani amerikane e me institucione amerikane. Erdhi pastaj njohja e Izraelit, u materializua kjo njohje si rezultat i kësaj marrëveshjeje, u organizua para disa ditëve edhe ceremonia në Iowa, ku ushtria e Kosovës bashkë me ushtrinë amerikane shkojnë në misione paqeruajtëse dhe e fundit, për t’i dhënë kapakun kësaj edhe administrata e re amerikane, sekretari i ri i shtetit e konfirmoi që kjo marrëveshje është edhe në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe të Kosovës, dhe do ta respektoj e do ta zbatoj më tutje. Në fund fare erdhi edhe letra e presidentit Biden drejtuar Serbisë, që ndërlidhet edhe me procesin e dialogut në Bruksel, për të cilin ne kemi insistuar nga dita e parë mbi parimet e qarta që po hyjmë për një marrëveshje përfundimtare e cila duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe letra e presidentit Biden e ka vulosur këtë, ju ka treguar krejt skeptikëve se dialogu me Serbinë nënkupton, pra zhvillohet për një marrëveshje që përfshin njohjen reciproke. Unë i kam dizajnuar të dyja këto procese, dialogun në veçanti që po hyjmë për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, nuk bisedohet për karakterin unitar të shtetit të Kosovës, nuk bisedohet për integritetin territorial të Kosovës dhe po hyjmë në një proces që është i kufizuar në kohë. Të gjitha këto i kam dëshmuar, prandaj po them në kauza politike, për politikë lokale që vetëm sa e dëmtojnë relacionin e Kosovës me vendet mike.

Zëri i Amerikës: Edhe kur çështjet e burimeve natyrore si liqeni i Ujmanit, përfshihen në gjëra të tilla?

Avdullah Hoti: Saktë, saktë. Lexojeni këtë, këtë pikë të marrëveshjes për liqenin e Ujmanit në kontekst edhe të letrës që presidenti Biden i dërgon Serbisë. Aty shkruan që marrëveshja përfundimtare duhet të përfshijë, pra në qendër të saj duhet të ketë njohjen reciproke. Pra është Amerika, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po garantojnë për integritetin e plotë dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe krejt çka thotë marrëveshja e Uashingtonit për liqenin e Ujmanit është që do të bëhet një studim i fizibilitetit për të parë se si mund të shfrytëzohen më mirë burimet e ujit nga ky liqen. Është fakt gjithashtu që ky liqen shtrihet në territorin e dy shteteve, një pjesë e vogël në territorin e Serbisë diku si sipërfaqe 17-18 për qind, si sasi e ujit rreth pesë për qind, uji ka rrjedhën që vjen nga Kosova, ka konventa ndërkombëtare për mënyrat e menaxhimit të liqeneve ujërat e të cilëve kalojnë në dy vende, kush ka problem për këtë? Nëse departamenti i energjisë i SHBA-ve e bën një studim të fizibilitetit, ndërkohë që SHBA-të janë garantuesi më i madh i sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës, kush mund të ketë atëherë dyshime për këtë, për këtë studim fizibiliteti dhe marrëveshjen në përgjithësi? Kanë vetëm ata që shfrytëzojnë këto çështje për kauza lokale të brendshme?

Zëri i Amerikës: A jeni i gatshëm të vazhdoni me bisedime në Bruksel? Gjatë vitit që lamë pas nuk është se pati ndonjë përparim atje?

Avdullah Hoti: Ka pasur përparim të dukshëm, ka pasur përparim të dukshëm. Kemi filluar me samitin e Parisit në fillim të korrikut, ku e kemi dizajnuar procesin e dialogut mbi parime të qarta, në prezencë të kancelares gjermane dhe presidentit francez, ato parime që përmenda më herët, e në prezencë edhe të palës serbe janë thënë këto parime nga këto dy kryeqendra evropiane, që procesi i dialogut është për normalizim të marrëdhënieve dhe me normalizim marrëdhëniesh nënkuptohet njohja reciproke dhe se procesi është i kufizuar në kohë.

Zëri i Amerikës: Sa është i kufizuar? A jeni i gatshëm të shkoni sërish për takime të tilla siç ishin ato me presidentin Vucic verën e kaluar?

Avdullah Hoti: Normalisht, unë besoj që është interes i joni strategjik që sa më parë të përmbyllet ky proces, tash jemi edhe më të qartë në këtë proces edhe me letrën e presidentit Biden. Kur thash që kemi arritur progres është që ne kemi adresuar disa prej çështjeve fondamentale në marrëdhënien në mes të dy vendeve, çështjen e të pagjeturve, të cilën në parim e kemi të dakorduar mënyrën se si do ta përmbyllim këtë çështje ndërmjet dy vendeve, pastaj i kemi dakorduar edhe parimet për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes dy vendeve, por për asgjë nuk dakordohemi derisa nuk përmbyllet marrëveshja me njohje reciproke.

Zëri i Amerikës: Edhe sa kohë mund të pritet përafërsisht?

Avdullah Hoti: Kur e kemi filluar procesin atëherë në korrik, bisedonim për një proces që do të marrë disa muaj dhe tash me këto zhvillime politike që ndodhën në Kosovë është e natyrshme që derisa të formohen institucionet e reja nuk mund të zhvillohet ndonjë proces kështu signifikant i dialogut. Unë besoj që duhet të fillojë menjëherë sapo të formohet qeveria e re, e kemi të qartë nga duhet të shkojmë dhe unë pres që në muajt e ardhshëm të përmbyllet ky proces.

Zëri i Amerikës: A shihni vështirësi në krijimin e institucioneve të reja të Kosovës duke pasur parasysh që vendi do të ketë nevojë në radhë të parë të ketë një president dhe ndarjet janë sigurisht shumë të thella?

Avdullah Hoti: Ndarjet politike gjithmonë janë të tilla. Ndoshta kësaj radhe është pak më ndryshe por unë pres nga të gjitha partitë politike që të tregojnë maturitetin e nevojshëm shtetëror dhe konstruktivitetin e nevojshëm për formimin e institucioneve të reja menjëherë pas zgjedhjeve.

Zëri i Amerikës: Më lejoni zoti kryeministër, ju kërkoni maturi nga të gjitha partitë politike që do të thotë bashkëpunim. A jeni ju të gatshëm që të bashkëpunoni me të gjitha ato për të gjetur një zgjidhje ta zëmë për presidentin?

Avdullah Hoti: Po sigurisht.

Zëri i Amerikës: Ta zëmë edhe me lëvizjen Vetëvendosje?

Avdullah Hoti: Tani në parim ne nuk kemi vija të kuqe për bashkëpunim me asnjë parti politike sepse besoj që nuk është parimore për një funksionim normal të skenës politike.

Zëri i Amerikës: Pra as për lëvizjen Vetëvendosje?

Avdullah Hoti: Në parim po flas pra, në parim nuk ka vija të kuqe, por vijat e kuqe për neve janë programi i Lidhjes Demokratike siç ka qenë edhe në qeverinë paraprake kur kemi negociuar tre muaj për të arritur një marrëveshje edhe kemi imponuar 90 për qind të marrëveshjes që ka qenë program i LDK-së sepse ne njihemi si parti tash e 30 vjet për orientim të qartë pro perëndimor, për politika të djathta në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në politika sociale dhe mbi këto vlera nuk kemi bërë asnjëherë kompromise për t’u bërë pjesë e institucioneve. Edhe kësaj radhe, tash jemi duke garuar që ne të fitojmë, të dalim të parët dhe mandej të provojmë të bëjmë një shumicë të nevojshme parlamentare dhe përveç kësaj duhen biseda që të arrihen dy të tretat në parlamentin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit. Por, në këtë moment që po flasim është herët të flitet për atë, duhet të presim rezultatin zgjedhor, kjo është shumë e rëndësishme që të përmbyllet një proces zgjedhor i rregullt, nuk ka filluar shumë i mbarë realisht sepse u kontestuan vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që bazoheshin në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, një sjellje e disa anëtarëve të KQZ-së që ishte e papranueshme sepse KQZ është një ekipë që menaxhon me procesin zgjedhor në përputhje me ligjet në fuqi, pra nuk është që ka diskrecion KQZ-ja për të vendosur kështu ose ashtu, zbaton ligjin bashkë me prezencën e anëtarëve të partive politike që marrin pjesë në zgjedhje. Unë pres që të zhvillojmë një proces zgjedhor të rregullt, të pranueshëm për qytetarët, demokratik, sipas standardeve evropiane dhe pastaj të tregojmë atë që thashë më herët, maturitetin e nevojshëm politik që të formojmë shpejt institucionet e reja të vendit.

Zëri i Amerikës: Për fund, shumë vëzhgues thonë se në Kosovë situata është e tillë që nga kriza vijmë – në krizë shkojmë, pikërisht për shkak të çështjes së presidentit. A druani ju nga ndonjë përsëritje e krizës politike?

Avdullah Hoti: Shpresoj që jo, sa na takon neve do të jemi plotësisht konstruktiv në gjetjen e zgjidhjes.

Marrë nga VOA.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt avdullah hoti zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni