Rajoni

Hoti mbledh qeverinë për të biseduar mbi mbetjet mortore të varrezës së Kizhevak-ut 

Në një njoftim për mediat zyra e tij deklaroi se do të flasin për zhvillimet më të fundit që po ndodhin në varrezën e Kizhevak-ut.
Featured image of article: Hoti mbledh qeverinë për të biseduar mbi mbetjet mortore të varrezës së Kizhevak-ut  Kizhevak

KOSOVË- Qeveria e Avdullah Hotit ka njoftuar se do të mbajë një mbledhje ditën e nesërme për të biseduar mbi mbetjet mortore në Kizhevak. Në një njoftim për mediat zyra e tij deklaroi se do të flasin për zhvillimet më të fundit që po ndodhin në varrezën e Kizhevak-ut. Në njoftim nuk janë dhënë vendi dhe as ora që do të mbahet konferenca.

“Për zhvillimet e fundit në ‘lokacionin e varrezës masive në Kizhevak’, nesër, më 12 dhjetor 2020, organizohet Konferencë për Media”, thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani në varrezën kolektive të Kizhevak-ut janë gjetur rreth 20 mbetje mortore që dyshohet të jenë shqiptarë. Në Kizhevak kërkimet për mbletje mortore po vazhdon nga ekipi mjekësor dhe kërkimor i Kosovës dhe i Serbisë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment