Rajoni

Hoti konfirmon takimin me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë: Do diskutojmë për projekte madhore si 2 vende të pavarura

Hoti ka deklaruar se në këtë takim do të ketë diskutime mes dy vendeve të pavaruara. Sipas Hotit, në fokus të takimit do të jetë edhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.
Featured image of article: Hoti konfirmon takimin me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë: Do diskutojmë për projekte madhore si 2 vende të pavarura Avdullah Hoti, kryeministri i Kosovës
Përditësuar:

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar lajmin e takimit me Serbinë më 2 Shtator, në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka deklaruar se në Shtetet e Bashkuara do të diskutohet midis 2 shteteve të pavaruara. Ai thekson më tej se diskutohet për projekte madhore, me qëllim që të ketë bashkëpunim ekonomik mes 2 vendeve.

“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, ka deklaruar Hoti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, lajmin e takimit mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e dha Richard Grenell.  I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Ky është takimi i dytë që  është organizuar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për këtë dialog.

J.V/Dosja.al

Shto Koment