Rajoni

Hoti kërkon heqjen e vizave në Parlamentin Evropian: Është çështja më e rëndësishme për Kosovës

Po ashtu kryeministri i Kosovës ka folur edhe për Dhomat e Specializuara, duke thënë se tha se do të respektohen. Ai shtoi se Qeveria e Kosovës angazhohet për sundimin e ligjit dhe se nuk do të bëjë asnjë kompromis në këtë drejtim.
Featured image of article: Hoti kërkon heqjen e vizave në Parlamentin Evropian: Është çështja më e rëndësishme për Kosovës Avdullah Hoti

BRUKSEL- Kryeministri Avdullah Hoti ditën e sotme ka folur në Parlamentin  Evropian, në Bruksel ku ndër të tjera ai është shprehur se çështja më e rëndësishme sa i përket perspektivës evropiane të vendit tonë është heqja e vizave.

Po ashtu kryeministri i Kosovës ka folur edhe për Dhomat e Specializuara, duke thënë se tha se do të respektohen. Ai shtoi se Qeveria e Kosovës angazhohet për sundimin e ligjit dhe se nuk do të bëjë asnjë kompromis në këtë drejtim.

“Kosova ka popullsinë më të re në Evropë dhe për ne është shumë e rëndësishme të hapen kufijtë. Po punojmë së bashku me opozitën për këto procese, sidomos për dialogun. Unë pas çdo raundi të dialogut do t’i raportojë Kuvendit. Kur të arrihet marrëveshja, na duhet shumica dërmuese në Kuvend dhe ne jemi duke punuar në parime shumë të qarta për të arritur këtë marrëveshje. Kosova është e interesuar për integrime në BE, pasi ndan vlera të njëjta”, u shpreh ndër tjera Hoti në fjalën e tij para deputetëve evropianë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Hoti po qëndron sot për vizitë zyrtare në Bruksel, gjatë së cilës është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në PE, eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në PE.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment