Rajoni

Hoti i infektuar me Covid-19/ Thaçi i uron shërim të shpejtë: Respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore

Përmes një postimi në Facebook  Presidenti Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Hoti, i cili u konfirmua me koronavirus një ditë më parë, ndërsa më tej ai u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Featured image of article: Hoti i infektuar me Covid-19/ Thaçi i uron shërim të shpejtë: Respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore Kryeministri, Avdullah Hoti dhe Presidenti, Hashim Thaçi

KOSOVË– Pas lajmit se Kryeministri i Kosovës është i infektuar me Covid-19, ka reaguar edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili i ka uruar shërim të shpejtë.

“Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19. Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet.”- ka shkruar Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook  Presidenti Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Hoti, i cili u konfirmua me koronavirus një ditë më parë, ndërsa më tej ai u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Thaçit vetëm duke respektuar rekomandimet e qeverisë për pandeminë mund të tejkalohet kjo periudhë e vështirë.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment