Rajoni

Hoti hedh poshtë fjalët e Lajcak për një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për të lejuar zyrtarët serb të vizitojnë Prishtinën 

Ai shkroi se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë të nënshkruar me Serbinë, për vizitat e zyrtarëve serb në Prishtinë.
Featured image of article: Hoti hedh poshtë fjalët e Lajcak për një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për të lejuar zyrtarët serb të vizitojnë Prishtinën  Avdullah Hoti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur poshtë të gjitha fjalët që ka thënë i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajcak në lidhje me ndalimin e hyrjes në Kosovë që iu bë zyrtarëve serb .Në një Postim në Facebook, si shkroi se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë të nënshkruar me Serbinë, për vizitat e zyrtarëve serbë në Prishtinë. Më tej, ai shtoi se qeveria e Kosovës e respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Në fund ai shkroi se çdo kërkesë vizite në Kosovë do të analizohet dhe më pas do të vendosin institucionet përkatëse nëse do të miratohet apo jo.

“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta. Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet,” ka shkruar atij.

Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Posted by Avdullah Hoti on E premte, 27 Nëntor 2020

Aleksandër Vuçiç në datën 19 nëntor ka bërë një kërkes për të vizituar Kosovën e cila është refuzuar. Në kërkesë e paraqitur, përfshihej të shkonte për të vzituar Kosovën, ish shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, tashmë ambasadorë në Uashington i Serbisë, shefi i ri Petar Petkoviç dhe ministri aktual i punëve të brendshme Aleksandar Vulil.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment