Politike

Hoti: E nxorëm Kosovën nga izolimi. Ish-kryeministri i drejtohet Kurtit: Në vend që të ndihmojë njerëzit në këtë kohë përmbytjesh, kërcënon prokurorë

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë takimit me strukturat e kësaj partie në Drenas, ku ndër të tjera tha se Albin Kurti në vend që të ndihmojë njerëzit në këtë kohë që po përballen me përmbytje, shkon dhe kërcënon prokurorë. 
Featured image of article: Hoti: E nxorëm Kosovën nga izolimi. Ish-kryeministri i drejtohet Kurtit: Në vend që të ndihmojë njerëzit në këtë kohë përmbytjesh, kërcënon prokurorë Avdullah Hoti

KOSOVË– Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ditën e sotme në një deklaratë që ka bërë për mediat ka thënë se falë qeverisjes së kësaj partie në muajt e fundit është rikthyer partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë takimit me strukturat e kësaj partie në Drenas, ku ndër të tjera tha se Albin Kurti në vend që të ndihmojë njerëzit në këtë kohë që po përballen me përmbytje, shkon dhe kërcënon prokurorë.  Ndër të tjera ai ka thënë se situata e pandemisë se Covid-19 është menaxhuar me sukses dhe kjo sipas tij vetëm falë qeverisjes së tij. Sipas tij si kurrë më parë është më rëndësi mobilizimi i elektoratit të LDK-së, në mënyrë që mos të lejohet që Kosova të lëvizë nga kursi pro perëndimor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E kemi marrë qeverisjen kur Kosova ishte e izoluar dhe me sanksione. Por pas disa javësh kemi kthyer relacionet me bashkësinë ndërkombëtare, kishim disa vizita në Bruksel e në vendet tjera evropiane. Pastaj erdhi marrëveshja e Uashingtonit që është e mirë për Kosovën. Ne e morëm qeverinë në kohën kur kishte kërcënime serioze për tërheqje të trupave amerikane ndërsa arritëm si qeveri që ushtrinë e Kosovës ta dërgojmë në misione bashkë me ushtrinë amerikane. Ky është ndryshim komplet i kursit, si dita me natë, me ata që ishin para nesh në qeverisje. Kosova po e menaxhon pandeminë me sukses. Këto janë vlerësimet ndërkombëtare. Presim që edhe vaksina të vijë në muajin shkurt. Sa i përket situatës me ekonominë kemi arritur që të zvogëlojmë rënien ekonomike. Parashikimet ishin se do kemi rënie ekonomike prej 11 % por me veprimet që i morëm e kemi përgjysmuar këtë shifër. Përveç mjeteve që tashmë janë futur në ekonomi, në janar do fillojmë zbatimin e pakos së re në vlerë prej 222 milion euro”, tha Hoti, thuhet në njoftimin për media. Ne nuk do ta kursejmë askënd në këtë fushatë. Nuk do të lejomë që njerëzve tu shpërlahet truri. Kosova që tre ditë përballet me vërshime, Kurti në vend se të kërkoj angazhim nga qeveria, ai del dhe kërcënon se me prokuror do të angazhohet se diku një rrugë apo një gardh nuk është ndërtuar mirë. Ai flet për këto gjëra në kohën kur njerëzit janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ne duhet të bëjmë çdo që të pamundësojmë këtë model të qeverisjes”, tha Hoti.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment