Rajoni

A do ta njohë Greqia Kosovën?! Hoti bisedë telefonike me Mitsotakis : Diskutuam për liberalizimin e vizave dhe…

Në postimin që ka bërë në rrjetet sociale kreu i shtetit të Kosovës ka thënë se ata zhvilluan në lidhje me zhvillimet politike, thellimin e bashkëpunimit, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Featured image of article: A do ta njohë Greqia Kosovën?! Hoti bisedë telefonike me Mitsotakis : Diskutuam për liberalizimin e vizave dhe… Avdullah Hoti dhe Kyriakos Mitsotakis

KOSOVË- Ditën e sotme Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Në postimin që ka bërë në rrjetet sociale kreu i shtetit të Kosovës ka thënë se ata zhvilluan në lidhje me zhvillimet politike, thellimin e bashkëpunimit, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave. Ndër të tjera Hoti thotë se roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet. Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, shkruan Hoti.

Disa ditë më parë në Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias vizitoi Kosovën ku dhe u pyet në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i tij. në një deklaratë që dha për mediatD endias nuk dha ndonjë përgjigje konkrete por ka deklaruar se kjo është një çështje që i përketë marrëdhënieve diplomatike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve,”-tha ministri. Ndërkohë gjatë vizitës së tij në shtetin fqinj ai u takua me Avdullah Hotin Vjosa Osmanin dhe Meliza Haradinajn.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment