Sport

Hoteli i Messit në Ibiza, pishinë me ‘efekte të konstelacionit’, klientët mund të dëgjojnë muzikë edhe nën ujë

Futbollisti argjentinas i Barcelonës, i cili është edhe pronar hotelesh,ka rinovuar hotelin e tij në Ibiza. Rriten çmimet...
Featured image of article: Hoteli i Messit në Ibiza, pishinë me ‘efekte të konstelacionit’, klientët mund të dëgjojnë muzikë edhe nën ujë
Përditësuar:

SPANJE – Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, zotëron tre hotele të markës “MiM Hotels”, në Sitges dhe Mallorca. Hotelet në Ibiza dhe Mallorca janë rihapur pas pandemisë së koronavirusit dhe janë rinovuar, në një përpjekje për të qenë më të qëndrueshëm dhe joshur turistët, raporton “Mundo Deportivo”.

Pishina me pamje të re, është vetëm një nga ndryshimet e mbikëqyrura nga Messi. Resorti i Majorkës do të hapet me një fasadë të re dhe një hapësirë ​​që ofron një pamje të perëndimit të diellit.

Por hoteli i Ibizas, ka të ngjarë të jetë edhe krenaria dhe gëzimi i Messit, me 52 dhoma dhe një pishinë, ku janë instaluar pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë. Dhomat, para pandemisë kishin çmime midis 226-525 paundsh, por që ato mund të rriten pas rinovimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pleshti” i katalanasve gjithashtu zotëron edhe një hotel “MiM” në Sitges, i vendosur jo shumë larg nga Barcelona. Ai e frekuenton shpesh hotelin e tij 26 milionë £ për t’u relaksuar pas ndonjë dëmtimi.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment